E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti i Botërorit, Maradona nuk ftohetFIFA ka ndaluar trajnerin e Argjentinës te marrë pjesë në hedhjen e shortit

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona, nuk është ftuar për të marrë pjesë në hedhjen e shortit të Botërorit, edhe pse vendi 2-herë kampionët e botës janë midis 32 skuadrave finaliste.

RREGULLA TË QARTA
“Maradona nuk mund të vijë në Afrikën e Jugut dhe të asistojë në hedhjen e shortit të grupeve. Rregullat janë të qarta dhe ia ndalojnë atë”. Kjo është përgjigja e shefit të Komitetit Ezkekutiv të Organizmit të Kupës së Botës, Danny Jordaan, duke hedhur poshtë zërat e disa mediave afrikanojugore, që kishin bërë të ditur nga ana e tyre për praninë e ish-yllit argjentinas. “Maradona është një personalitet i madh, por nuk është ftuar”, - saktësoi Jordaan. Maradona është skualifikuar deri, më 15 janar 2010, për të mos qenë i pranishëm në asnjë aktivitet të Kombëtares argjentinase, pasi kishte fyer shtypin pas ndeshjes me Uruguain. Gjithsesi, Maradona do të komentojë hedhjen e shortit për një televizion.

Numri i klikimeve - 1363
  E Merkure, 02 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›