E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekësisë i hiqet tema, provime për diplomën

Studentët e vitit të fundit të Mjekësisë dhe që futen në diplomë, do i nënshtrohen të gjithë provimit. Studentet të pakënaqur nga vendimi i drejtuesve të fakultetit. 

TIRANE-  Për herë të parë këtë vit, studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, do të përfundojnë arsimin e lartë pa iu dhënë mundësia që të përgatisin temë diplome. Kjo pasi dekanati ka vendosur t'iu heqë atyre mundësinë për të përgatitur vetë një temë diplome, por do të futen të gjithë në provim. Për rrjedhojë, dëshira e mjaft studentëve të Mjekësisë, sidomos atyre me nota të mira, për të pasur pas mbarimit të fakultetit një diplomë në CV-në e tyre është një mision i pamundur.

Urdhri i brendshëm që kanë nxjerrë drejtuesit e këtij fakulteti lidhur me heqjen e temës së diplomës si një nga dy mënyrat tradicionale për të testuar studentët, është komentuar nga vetë ata si një mënyrë për të shmangur dyshimet se të rinjtë mund t'u servirnin atyre diploma të përgatitura më parë nga paraardhësit e tyre.

Më tepër se një argument, ky urdhër ngjan me një justifikim, pasi profesoriati që teston këta të rinj nuk mund të "harrojë" temat nga studentët që tashmë kanë në xhep diplomën e Mjekësisë, duke marrë parasysh këtu edhe specifikën që ka ky fakultet.

Vetë studentët kanë mbetur të pakënaqur nga ky vendim, pasi nuk kanë ditur se ku duhet të drejtoheshin më tej për zgjidhjen e këtij problemi, por ka cënuar edhe ligjin e Arsimit të Lartë në vend dhe rregulloren e Universitetit të Tiranës.

Në asnjë prej këtyre dokumenteve nuk thuhet që studentët nuk kanë të drejtë të përgatisin temë diplome në fund të studimeve, madje përcaktohet që testimi përfundimtar për diplomimin e studentëve është pikërisht tema e diplomës ose provimi, në të cilin përfshihen të gjitha dijet që janë marrë gjatë viteve të shkollës së lartë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›