Avokati i Popullit: Burgu i Korçës, në gjendje skandaloze
Në raportin e Avokatit të Popullit thuhet se qelitë e burgut të Korçës ndodhen në një gjendje skandaloze dhe se të dënuarit vazhdojnë të dhunohen në qeli.
KORCE- Qelitë e burgut të Korçës ndodhen në një gjendje skandaloze. Më e keqja është se ende të dënuarit vazhdojnë të dhunohen në qeli.
Inspektorët e Avokatit të Popullit kanë ushtruar një kontroll para pak javësh, duke konstatuar kushtet e rënda në të cilat qëndrojnë të arrestuarit apo shoqëruarit. Madje, dy të dënuar denoncuan ushtrimin e dhunës ndaj tyre, raste të cilat Avokati i Popullit po i shqyrton dhe do të dalë me propozimet konkrete për masat që duhen marrë për këto ngjarje.
“Në IEVP-në Korçë, veçanërisht në terrenet e ajrimit të Seksionit A dhe atë të paraburgimit, u vu re një situatë e papranueshme. Në terrenet e ajrimit të këtij burgu mungojnë çezmat e ujit. Mungonte sistemi i ruajtjes dhe monitorimit të të dënuarve dhe paraburgosurve me kamera si dhe sistemi i komunikimit me radio marrëse-dhënëse për nevoja urgjence dhe sigurie”, - thuhet në raportin e AP-së.
Me tej, inspektorët kanë vërejtur se mungonte automjeti ambulancë, dhe një nga mjetet e tjera të shoqërimit të të dënuarve dhe paraburgosurve ishte jashtë çdo standardi të pranueshëm. “Nisur nga nevoja për t`i dhënë ndihmën e parë të dënuarve dhe për t`i transportuar ata sipas protokolleve mjekësore përkatëse, është e patolerueshme që një burg me rreth 300 persona të mos ketë ambulancë, por transportimi i tyre të kryhet me makina të rastit”, - saktësohet në raport.
Duke renditur dhe mjaft mangësi të tjera, si mungesa e bazës materiale edukative-sportive, si dhe e një stafi të plotësuar mjekësor, Avokati i Popullit rekomandon marrjen e masave të menjëhershme, pasi ky institucion i sapovënë në funksionim nuk përmbush standardet e kërkuara.
(s.g/GSH/BalkanWeb)