Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore
Përgatitjet për zhvillimin e Maturës Shtetërore 2009 në arsimin e mesëm, u publikuan sot në një udhëzim të posaçëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Sipas udhëzimit të MASH, viti shkollor për arsimin e mesëm do të përfundojë më 28 gusht, me përjashtim të viteve të fundit të shkollave të mesme 4 dhe 5- vjeçare. Nxënësit e viteve të fundit do të përfundojnë shkollën më 22 maj 2009, pasi do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore.
Periudha e zhvillimit të sesionit të parë të këtyre provimeve përfundimtare është 1 qershor-10 korrik për gjimnazet dhe në 22 qershor-1 korrik për provimet përfundimtare në shkollat profesionale 3-vjeçare dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2- vjeçare. Nxënësit e arsimit të mesëm veç provimeve të detyruara të maturës, do të japin provim edhe për l2 lëndët me zgjedhje. Datat e zhvillimit të provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e dytë janë: -Letërsi dhe gjuhë shqipe: 8 tetor dhe Matematikë, 15 tetor. -Datat për sesionin e parë të provimeve të Maturës Shtetërore të ndara sipas shkollave: Nxënësit e gjimnazeve me kohë të plotë, ose të shkurtuar do të japin provimin e Letërsisë dhe gjuhë shqipe më 2 qershor; Matematikë në 11qershor; Lëndë me zgjedhje në 10 korrik. Shkollat e mesme pedagogjike do i zhvillojnë provimet e Letërsisë dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009; Matematikës 11 qershor 2009; Lëndët me zgjedhje në 10 korrik. Në shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin: Gjuha dhe letërsia greke më 28 maj; Letërsi dhe gjuhë shqipe në 2 qershor; Matematika më 11 qershor; Lëndët me zgjedhje 10 korrik. Në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja: Letërsi dhe gjuhë shqipe- 2 qershor; Matematikë në 11 qershor; Lëndët me zgjedhje në 10 korrik. Në seksionet dygjuhëshe (Profili shoqëror dhe natyror): Gjuhë e huaj në 27 maj; Letërsi dhe gjuhë shqipe në 2 qershor; Matematikë në 11 qershor; Lëndët me zgjedhje në 10 korrik. Në shkollat e mesme artistike dhe sportive: Formimi teorik-praktik profesional në 28 maj; Letërsi dhe gjuhë Shqipe në 2 qershor; Matematikë në 11 qershor; Lëndët me zgjedhje në 10 korrik. Në shkollat e mesme teknike ekonomike dhe teknike-profesionale 5- vjeçare dhe 3+2- vjeçare: Formimi teorik-praktik profesional në 28 maj; Letërsi dhe gjuhë shqipe në 2 qershor; Matematikë në 11 qershor; Lëndët me zgjedhje në 10 korrik. Ndërsa në arsimin profesional 3- vjeçar dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2-vjeçare provimet përfundimtare të jenë: Formimi teorik profesional dhe Formimi praktik profesional. Tezat e këtyre provimeve do të përgatiten nga shkollat përkatëse, të cilat do të caktojnë edhe datat për provimet.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1