E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekoron sot 14 protagonistët e rrëzimit të simboleve komuniste

Sot më datë 20 shkurt 2009 ora 11:00, në Pallatin e Brigadave zhvillohet ceremonia e dhënieve të Medaljeve të Arta nga Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi për 14 protagonistët kryesorë të rrëzimit të simboleve komuniste më 20 shkurt 1991. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, z. Saimir Maloku, Ardian Heta, Xhovalin Cokani, Hajredin Fratari, Albert Riselia, Astrit Hatellari, znj. Hyget Borova, Lida Bezhani, Liliana Llapaj, Lindita Hamiti, Sanie Vojka, Vera Rada, si dhe Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Viktimave të Traumës dhe Torturës.     


Ja çfarë ndodhi ato ditë të 18 viteve më parë
E shtunë 18 shkurt 1991. Qyteti Studenti
723 studentë dhe pedagogë u regjistruan si vullnetarë për të hyrë në grevën e urisë të studentëve. Komisioni drejtues i grevës në mesditë i dërgoi një kërkesë ultimative 24 orëshe ish Ministrit të Arsimit Skënder Gjinushi. Për të penguar zhvillimin e kësaj greve të studentëve Z. Ramiz Alia, aso kohe ish President i Republikës thërret në një tryezë të përbashkët përfaqësitë e të gjitha partive politike duke përfshirë edhe ato të rejat si Partia Demokratike, Republikane, Ekologjike dhe Agrare. Gjithashtu në këtë tryezë bënin pjesë dhe përfaqësuesit e organizatave të Rinisë, Gruas, Frontit Demokratik si dhe ato të Bashkimeve Profesionale edhe Sindikata e Pavarur e Minatorëve. Z. Ramiz Alia kërkoi të dilej me një deklaratë të përbashkët në formë thirrjeje drejtuar popullit për paqe dhe qetësi sociale. Vetëm Z. Fiqiri Xibri si përfaqësues i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve nuk pranoi për ta firmosur. Të gjithë përfaqësuesit e tjerë në takim e firmosën këtë deklaratë. Më pas, Radiotelevizioni Shqiptar e transmetoi në emisionin e lajmeve këtë deklaratë duke censuruar kundërshtimin që i bënë kësaj deklarate përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve. Rreth orës 16:00 para Kinoteatrit Studenti u mblodhën studentët që do të futeshin në grevë urie. Studenti Shinjazi Rama del para tyre duke ju thënë studentëve grevistë që të përkulemi para flamurit tonë kombëtar dhe të betohemi që do të japim dhe jetën deri në plotësimin e kërkesave tona duke qëndruar në ambientet tepër të ngushta të kinoteatrit. Dhe ashtu u bë. Afro 900 studentë grevistë u ngujuan në këto ambiente.
E diel 19 shkurt 1991
Përfaqësuesit e shumë sindikatave të pavarura të krijuara para disa javësh
(afro 15 veta) u mblodhën rreth orës 9:30 tek parku i lodrave pranë Rrugës së Elbasanit. Aty u vendos që të mbështetesh pa rezerva greva e urisë së studentëve. Për këtë qëllim ata dolën me një thirrje të përgjithshme që ju drejtohesh punonjësve të ndërmarrjeve të gjithë Tiranës që ditën e Hënë më 20 Shkurt 1991 të ndërprisnin punën dhe të shkonin të gjithë në ora 10 të mëngjesit tek Qyteti Studenti në mbështetje të studentëve grevistë. Kjo do të përkrahesh edhe nga populli i Tiranës. Këtë thirrje për njoftim e dërgoi në Radiotelevizionin Shqiptar Z. Vangjel Kozma. Gjithashtu po këtë ditë u bë edhe mbledhja e Plenumit të Komitetit Qendror të PPSH-së. Televizioni Shqiptar jep njoftimin e parë se një grup i madh studentësh të Universitetit të Tiranës kanë hyrë në grevë urie duke kënduar këngë patriotike dhe duke hedhur parulla të ndryshme si nga ana e grevistëve ashtu edhe nga qytetarët e Tiranës të mbledhur në Qytetin Studenti. Rreth orës 15:00 plenumi i KQ të PPSH-së del me një deklaratë duke theksuar se kushtet e jetesës së studentëve janë përmirësuar mjaft dhe u refuzua kërkesa e studentëve për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës si e pa bazuar. (Pas dy muajsh, emri Enver Hoxha i Universitetit të Tiranës, u hoq). Mbasdite Z. Saimir Maloku mbledh një grup të përbërë kryesisht nga ish të persekutuarish politik dhe aty ai i ngarkon me detyra që nesër të persekutuarit e Rrugës së Kavajës dhe të rrugëve të tjera ndërmjetëse mbas mitingut që do të organizohet nesër paradite në Qytetin Studenti, të jenë sa më të bashkuar dhe në pararojë të turmës për ta orientuar në drejtim të Sheshit Skënderbej. Gjithashtu ai dha detyrë disa grave që të mbronin Zonjën Liri Berisha nga provokatorët e sigurimit (Babai i Saimirit si dhe ai i Zonjës Liri ishin shokë tepër të ngushtë). Po ashtu Saimiri u shpjegoi atyre se objektivi i ditës së nesërme nëse do të lindnin mundësitë do të ishte heqja e simboleve komuniste: Rrëzimi i monumentit të diktatorit duke tërhequr atë me makinë të rastit. Heqja e parullës: LAVDI PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË e cila ndodhej mbi Pallatin e Kulturës. Djegia e veprave të diktatorit komunist tek Librari Flora.
Gjithashtu ai i udhëzon ata si të ruhen dhe të demaskojnë provokatorët e sigurimit si dhe të lajmërojnë shtëpi në shtëpi që të ketë sa më shumë pjesëmarrje. Pas kësaj mbledhje Saimir Maloku me disa gra e burra shkojnë tek Sheshi Skënderbej dhe diskutojnë për heqjen e simboleve komuniste.
E Hënë 20 shkurt 1991, ora 10:00  Qyteti Studenti
Dhe dita e shënuar erdhi. Dolën jashtë parashikimeve përmasat që mori kjo grevë e përgjithshme e punonjësve të Tiranës si për vetë Sindikatat e Pavarura të Punonjësve ashtu edhe për Partinë Demokratike. Falë organizimit të mirë të sindikatave sidomos e atyre të minatorëve u arrit që të mblidheshin afro 100 mijë veta midis tyre punëtorë , studentë, pedagogë, qytetarë të tjerë të Tiranës që protestuan në Qytetin Studenti, në përkrahje të grevës së urisë së studentëve. Të parët që erdhën ishin minatorët e Valiasit të cilët duke brohoritur nga Rruga e Durrësit e deri tek Qyteti Studenti arritën të mblidhnin rreth vetes një turmë prej afro 10 mijë qytetarësh. Në krye të tyre printe Z. Fiqiri Xibri, Sami Karriqi, Gëzim Kalaja, Ilir Myftari etj. Rreth orës 10:00 në Qytetin Studenti ndodheshin rreth 100 mijë protestues. Ata të gjithë së bashku brohorisnin për fitore dhe shprehnin urrejtjen e tyre ndaj regjimit komunist me promovimin e parullave si: O Ramiz o zagar, do të varim në litar; Poshtë Diktatura; Liri Demokraci; etj. Në mbarim të fjalimeve të disa oratorëve demonstrues, aktorja e talentuar Znj. Rajmonda Bulku duke e mbyllur mitingun solidarizues u bëri thirrje protestuesve të shkojnë tek sheshi Skënderbej.
Ora 11:30. Liceu Artistik dhe Godina e Radiotelevizionit Shqiptar
Forca të shumta speciale, të ruajtjes së rendit dhe të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisura me skafandra kauçuku, shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe qen kufiri kishin bllokuar rrugën që të çonte nga Liceu Artistik tek godina e Radiotelevizionit. Gjithashtu për këtë qëllim ato kishin bllokuar rrugën automobilistike edhe me dy makina IFA të ushtrisë. Ndërsa turma kryesore e protestuesve prej mijëra vetësh duke valëvitur disa flamuj kombëtarë, ju sul me një vrull dhe kurajo të paparë gardhit të madh të ushtrisë dhe policisë. Pas përleshjeve dhe përpjekjeve të pandalshme të protestuesve, policia u detyrua të tërhiqej tek godina e Radiotelevizionit. Tek Liceu Artistik, një turmë tjetër e madhe forcash të ndërhyrjes së shpejtë dhe të rendit, e shoqëruar edhe me qen kufiri kishte përçarë dhe ndaluar turmën e madhe të protestuesve që vinte mbas nesh nga Qyteti Studenti. Ndërkaq, një grup punonjësish të RTSH-së, që kishin dalë për të parë protestuesit dhe për ti përkrahur ata, duke qenë edhe si shokë të ngushtë me Saimir Malokun, i thonë atij: Saimir, mos shkoni nga Blloku, sepse atje ka tanke dhe mitraloza dhe mund tju vrasin të gjithëve. Në këto momente kaq delikate dhe të rrezikshme, për të shmangur një masakër të pabesueshme dhe të mundshme që mund të ndodhte tek Blloku Qeveritar, Saimir Maloku merr një vendim mjaft të guximshëm dhe nisi të thërrasë: Hajde të shkojmë tek sheshi për të rrëzuar monumentin. Gjithashtu, Saimiri dërgoi një grup burrash dhe grash që ti bënin thirrje turmës së protestuesve të mbledhur pranë Kryeministrisë që të ktheheshin mbrapsht dhe të niseshin në drejtim të Sheshit Skënderbej nga drejtimi i rrugës mbrapa Piramidës.
Ora 13:00. Sheshi Skënderbej
Kjo turmë protestuesish që qe dhe më energjike ishte e para që arriti Sheshin Skënderbej për t'u vendosur afër monumentit të diktatorit komunist. Për arsye se numri i forcave të  policisë dhe i forcave të ndërhyrjes së shpe

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›