Pediatria në rikonstruksion, pacientët e vegjël presin shtrimin në urgjencë

Spitali i fëmijëve duhet të ishte rindërtuar që në vitin 2008
Në pavijonin e pediatrisë të QSUTS, i cilësuar si pavijoni më problematik nga të gjithë, pacientët e ardhur nga rrethet presin me ditë të tëra në radhë për tu shtruar. Ata janë grumbulluar në dhomat e urgjencës, në katin e parë të këtij reparti, në pritje të daljes nga spitali të pacientëve që janë shtruar më parë. Ndonëse në Qendrën Spitalore Universitare, Nënë Tereza shikohet që ndërtohen dhe rikonstruktohen godina për vite me radhë, mungesa e shtretërve në disa pavijone vazhdon të jetë evidente. Ka dy ditë që pres në radhë këtu në urgjencë për të shtruar fëmijën dhe nuk kam mundur ta shtroj akoma. Siç e sheh, këtu me mua presin edhe shumë të tjerë daljen nga spitali të ndonjë pacienti të shtruar kohë më parë, ndërkohë secili nga ne pretendon të shtrohet sa më parë. Edhe nëse e sjellë shtratin me vete nga shtëpia, nuk ka vend ku ta vendos, u shpreh një grua nga Dibra, e cila kishte për të shtruar fëmijën në pavijonin e pediatrisë. Nga ana tjetër edhe mjekët vetë e pranojnë se nuk kanë ku ti shtrojnë pacientët ngaqë nuk ka as një vend të lirë. Edhe ato dhoma që janë të disponueshme për pacientët, janë të mbipopulluara me 4-5 pacientë për dhomë duke shtuar edhe të afërmit e fëmijëve. Ka raste që jemi të detyruar që ti nxjerrim nga spitali para afatit të duhur disa pacientë, të cilët janë shtruar kohë më parë, me qëllim që të shtrojmë pacientë të sapoardhur, të cilët e kanë të domosdoshme dhe emergjente shtrimin, thanë mjekët pediatër, duke shtuar se moti i ftohtë i stinës aktuale, me virozat e ndryshme që sjell, bën të mundur rritjen e konsiderueshme të numrit të pacientëve fëmijë të moshave të ulëta. Në pavijonin e pediatrisë vijnë mbi 200 fëmijë në ditë dhe një pjesë e tyre kanë nevojë të domosdoshme të shtrohen. Ky fakt, natyrisht krijon mbipopullim me pacientë të pavijonit të pediatrisë jashtë kapacitetit të tij. Numri relativisht i shtretërve, ndryshimi i temperaturave dhe virozat e dimrit, të cilat sjellin fluks pacientësh fëmijë përgjithësisht me komplikacione të njëjta, nuk janë arsyet e vetme që krijuan këtë situatë. Meqenëse se një pjesë e pavijonit pediatrik po rikontrukuhet në mënyrë të padobishme dhe në kohën më të papërshtatshme, ka çuar në çrregullime të shumta, si në mungesën e shtretërve ashtu dhe në mbarëvajtjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor. Mjekët, nga ana e tyre, janë të detyruar që ti transferojnë pacientë na pavijone të tjera ose në disa raste në shtëpitë e tyre, duke e bërë joefikas shërbimin shëndetësorë në këtë stinë të rënduar me viruse të ndryshme.
Rikonstruksioni i godinave, i padobishëm dhe çrregullues
Rikonstruksioni i disa godinave në Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza në disa raste po bëhet i panevojshëm dhe aq më shumë po realizohet në një kohë tepër të pa përshtatshme, pikërisht në stinën e dimrit ku numri i pacientëve është shumë i madh, gjë e cila sjellë çrregullime në kujdesin shëndetësor. Pjesa lindore e pavijonit të pediatrisë në këtë fluks pacientësh nuk shërben si qendër shëndetësore sepse ajo po rikonstruktohet, natyrisht pa marrë parasysh dëmet që po shkakton, si grumbullimin e pacientëve në urgjencë, ndotjen e ambienteve, dhe ndërhyrjet e panevojshme në pjesë që janë rikonstruktuar kohët e fundit. Mjekët, duke pranuar situatën dhe kushtet skandaloze të krijuara së fundmi, thonë se shkaktare është Ministria e Shëndetësisë, që nuk merr masat e duhura për ndërhyrje të pamatura dhe dëmsjellëse. Pavijoni i pediatrisë ka nevojë për rikonstruksion të plotë dhe zgjerim të hapësirave të saj, por jo rikonstruksion të pjesshëm dhe aq më tepër në kohë të papërshtatshme, pra në kohë virozësh dimërore. Ndërkaq, në lidhje me rikonstruksionin e pediatrisë vetë mjekët shprehen se ai ka qenë planifikuar nga MSH për tu rikonstruktuar plotësisht, jo pjesërisht, dhe afati i tij duhet të kishte mbaruar që në 2008. Megjithëse avazi i rikonstruksionit vazhdon maratonën e tij, godina e re që është përfunduar për fëmijët ka mbetur bosh, pa u pajisur me shtretër, batanije, sistem ngrohje etj.
Email This Klikime: 4