E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugorët kalojnë në sitë shoferët për dokumentet dhe gjobat e papaguara



Tiranë - Policia Rrugore e Tiranës ka nisur dje një aksion ndaj shoferëve të gjobitur që nuk kanë shlyer gjobat. Ky aksion konsiston edhe në ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk kanë dokumentacionin e plotë dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Aksioni policor startoi në mesditë për bllokimin e mjeteve që nuk kanë shlyer gjobat, si dhe ndëshkimin e atyre që nuk kanë paguar taksat. Me dhjetëra punonjës dhe oficerë të policisë rrugore kanë krijuar kordonë në të dyja anët e Rrugës së Durrësit, në segmentin Doganë-Zogu i Zi. Veprimet e policisë rrugore kanë sjellë edhe rëndimin e qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, që konsiderohet nga arteriet kryesore të hyrjes dhe largimit të mjeteve nga kryeqyteti. Objekt i veprimeve të policisë rrugore ishin edhe verifikimet e dokumentacioneve të automjeteve, për të ndëshkuar drejtuesit që haseshin me mungesa në dokumentacione. Aksioni pritet që të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

8 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›