Shqipëria vend burimi i trafikut të grave dhe vajzave
Autori i Lajmit: red.
Shqipëria ka bërë hapa prapa në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Trafiku ka rënë nën nivelin e vitit 2002. Për 6 vjet me radhë, Shqipëria renditej në kategorinë e dytë, ndërsa këtë vit është përfshirë në listën e vendeve nën vëzhgim të kësaj kategorie, duke shënuar një hap prapa. Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi dje raportin e përvitshëm të trafikimit të qenieve njerëzore në të gjithë botën, në një konferencë për shtyp. Raporti bën një përmbledhje të përpjekjeve të 170 vendeve të botës për të luftuar format më të rënda të këtij trafikimi. Në kategorinë e parë renditen vendet me më pak probleme trafikimi, në kategorinë e dytë ato që kanë shënuar përmirësim, por nuk i kanë arritur plotësisht standardet, ndërsa në kategorinë e tretë hyjnë vendet ku ky fenomen është më i theksuar.
Raporti
Shqipëria, sipas raportit, është vendburimi për gratë dhe vajzat e trafikuara për shfrytëzim seksual si jashtë ashtu edhe brenda vendit, dhe ka vështirësi të mëdha në kontrollimin e kufijve dhe qarkullimit të njerëzve. Megjithatë, tani, Shqipëria nuk konsiderohet më si vend kryesor transiti dhe as destinacioni. Rreth gjysma e viktimave të trafikuara shqiptare janë nën moshën 18 vjeç. Raporti vë në dukje se trafikimi i grave dhe fëmijëve për shfrytëzim seksual brenda vendit është në rritje. Sipas të njëjtave burime, qeveria shqiptare nuk ka dhënë prova bindëse rreth përparimit të përpjekjeve të forcave të rendit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në vitin 2007. Një nga dobësitë që vë në dukje raporti është mungesa e trajnimit të njësive të antitrafikut. Sipas raportit të Departamentit të Shtetit, qeveria shqiptare, po ashtu nuk ka arritur t i përmbushë plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikimit gjatë vitit të kaluar. Aftësia e qeverisë për të financuar shërbimet mbrojtëse dhe të ndihmave ka qenë e kufizuar.
Mungesa e riintegrimit
Raporti thekson mungesën e shërbimeve riintegruese dhe rehabilituese, të cilat mbeten kritike për parandalimin e trafikimit të përsëritur të shtetasve shqiptarë. Qeveria shqiptare, thotë raporti, ka zbatuar disa veprimtari parandaluese kundër trafikimit, por ka lejuar që plan-veprimit të antitrafikut t i kalojë afati pa e rimiratuar atë. Ministria e Brendshme e Shqipërisë, thotë raporti, ka marrë përsipër financimin e linjës së hapur telefonike për viktimat apo ata që rrezikohen nga trafikimi. Ministria e Arsimit ndërkohë ka përfshirë në programin e vet arsimor rritjen e ndërgjegjësimit të nxënëxve në shkolla. Megjithatë, Shqipëria ende vazhdon të mbështetet tek organizatat joqeveritare dhe bashkëpunimi me ta është përmirësuar gjatë vitit të fundit.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008