E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen rezultatet përfundimtare, PS dhe e majta kanë më shumë votaNga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Sistemi i ri i votimit, edhe pse është propozuar dhe mbështetur fuqim

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shpallen rezultatet përfundimtare, PS dhe e majta kanë më shumë votaNga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Sistemi i ri i votimit, edhe pse është propozuar dhe mbështetur fuqimisht nga e majta, duket se ka rezultuar fatal për të.

Partia Socialiste është forca e parë politike në vend për sa i përket numrit të votave, ndërsa dy koalicionet e majta kanë më shumë vota se koalicionet e djathta, por nuk kanë arritur që të kenë numër më të madh mandatesh.

Kështu, Partia Socialiste është e para për numër votash, ka marrë 620 mijë të tilla. Partia Demokratike është forcë e dytë, ajo ka marrë gjithsej 610 mijë vota, pra dhjetë mijë më pak se PS. Në vend të tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka marrë 73 mijë vota. Në vend të katërt është Partia Republikane që ka 31 mijë vota, e më pas vijnë socialdemokratët e Gjinushit që kanë 26 mijë vota.

Për sa u përket koalicioneve, koalicioni i drejtuar nga PD, me 16 parti, ka arritur të marrë 712 mijë vota, ndërsa koalicioni i drejtuar nga PS ka marrë 688 mijë vota.

Koalicioni i LSI ka marrë 84 mijë vota, ndërsa koalicioni Poli i Lirisë ka 27 mijë vota.

Nëse do të llogariteshin në total, dy koalicionet e djathta kanë rreth 740 mijë vota, ndërsa koalicionet e majta diku te 770 mijë vota, pra rreth 30 mijë vota më shumë.

Por strategjia e majtë ka rezultuar joefikase në këto zgjedhje. Ashtu siç veproi në vitin 2005, Berisha arriti të mbledhë rreth vetes shumë parti që sollën më tepër vota në koalicionin e tij.

Kështu, koalicioni i majtë i drejtuar nga PS ka vetëm pesë parti, por katër të tjerat janë parti që kanë arritur të marrin mbi 10 mijë vota. Në koalicionin e drejtuar nga PD janë gjithashtu vetëm katër parti që kanë kapërcyer numrin e 10 mijë votave, por në ndryshim nga PS, Berisha ka dhe 11 parti të tjera pas vetes që i kanë dhënë pak a shume 25 mijë vota, që kanë qenë dhe vendimtare në shumë raste.

Po ashtu, një aleat i PS, Skënder Gjinushi, që doli nga këto zgjedhje pa asnjë mandat, duket se është mjaft i mërzitur, për shkak se ka dalë forcë e pestë, por nuk ka marrë asnjë mandat, ndërsa në kampin e majtë, partia e çamëve, PDI, me 14 mijë vota ka arritur të marrë një mandat e ka synuar bindshëm për të marrë një të dytë.

PSD me 26 mijë vota nuk ka shkëputur asnjë mandat.

Deputetët fitues

1. Adriana Gjonaj, PD

2. Agim Leka, PS

3. Albana Vokshi, PD

4. Albert Caci, PS

5. Aldo Bumçi, PD

6. Alfred Dalipi, PS

7. Andis Harasani PS

8. Arben Isaraj, PS

9. Arben Imami, PD

10. Arben Cuko, PS

11. Arben Ahmetaj, PS

12. Arben Malaj, PS

13. Ardian Kollozi, PD

14. Ardian Turku, PD

15. Arenca Trashani, PD

16. Armando Prenga, PS

17. Armando Subashi, PS

18. Arta Dade, PS

19. Artan Gaçi, PS

20. Asllan Dogjani, PS

21. Astrit Patozi PD

22. Astrit Bushati, PD

23. Astrit Beci, PS

24. Bashkim Fino, PS

25. Bedri Hoxha, PD

26. Ben Blushi, PS

27. Besnik Baraj, PS

28. Besnik Dushaj, PD

29. Blendi Klosi, PS

30. Bujar Nishani, PD

31. Damian Gjiknuri, PS

32. Dashamir Tahiri, PDI

33. Dashamir Peza, PS

34. Dashnor Sula, PD

35. Ditmir Bushati, PS

36. Dritan Prifti, LSI

37. Edi Paloka, PD

38. Edmond Spaho, PD

39. Eduard Shalsi, PS

40. Eduard Halimi, PD

41. Eglantina Gjermeni, PS

42. Eltar Deda, PS

43. Enkelejd Alibeaj, PD

44. Enkelejda Shkreli, PS

45. Erion Braçe, PS

46. Ermelinda Meksi, PS

47. Ermonela Felaj, PS

48. Ervin Koci, PS

49. Ethem Ruka, PS

50. Fatbardh Kadilli, PD

51. Fatmir Mediu, PR

52. Fatmir Toçi, PS

53. Fatmir Xhafaj, PS

54. Fatos Beja, PD

55. Fatos Hoxha, PD

56. Fatos Tushe, PS

57. Ferdinand Xhaferri, PD

58. Fidel Ylli, PS

59. Flamur Noka, PD

60. Florian Mima, PD

61. Gazmend Oketa, PD

62. Gazmir Bizhga, PS

63. Genc Ruli, PD

64. Genc Pollo, PD

65. Gent Strazimiri, PD

66. Gerti Bogdani, PD

67. Gëzim Dibra, PD

68. Gjergji Papa, PD

69. Gjok Jaku, PS

70. Gjok Uldedaj, PD

71. Gjovalin Kadeli, PS

72. Gramoz Ruçi, PS

73. Hazir Gashi, PS

74. Igli Cara, PD

75. Ilir Bano, PD

76. Ilir Rusmali, PD

77. Ilir Beqja, PS

78. Ilir Meta, LSI

79. Ilir Bejtja, PS

80. Ilir Gjoni, PS

81. Ismail Hoxha, PD

82. Jemin Gjana, PD

83. Jozefina Topalli, PD

84. Kastriot Islami, PS

85. Klodiana Spahiu, PS

86. Kreshnik Çipi, PD

87. Lajla Përnaska, PD

88. Ledina Aliolli, PD

89. Lefter Koka, LSI

90. Lefter Maliqi, PD

91. Leonard Demi, PD

92. Luan Skuqi, PD

93. Luçiano Boçi, PD

94. Luiza Xhuvani, PS

95. Lulzim Basha, PD

96. Majlinda Bregu, PD

97. Mark Marku, PD

98. Marko Bello, PS

99. Mehmet Xheka, PD

100. Mesila Doda, PD

101. Mimi Kodheli, PS

102. Myqerem Tafaj, PD

103. Namik Dokle, PS

104. Nasip Naço, LSI

105. Ndue Paluca, PD

106. Ndue Kola, PS

107. Olta Xhaçka, PS

108. Osman Metalla, PD

109. Pandeli Majko, PS

110. Paulin Sterkaj, PD

111. Pavlina Hoti, PD

112. Piro Lutaj, PS

113. Qemal Minxhozi, PS

114. Rajmonda Bulku, PD

115. Ridvan Bode, PD

116. Rrahim Çota, PD

117. Rajmond Hoxha, PD

118. Rudina Seseri, PS

119. Sadri Abazi, PS

120. Sajmir Tahiri, PS

121. Sali Berisha, PD

122. Selami Xhepa, PD

123. Shegush Ligori, PS

124. Sherefedin Shehu, PD

125. Shpëtim Idrizi, PS

126. Skënder Hasa, PS

127. Sokol Olldashi, PD

128. Spiro Ksera, PD

129. Sybi Hida, PD

130. Taulant Balla, PS

131. Tom Doshi, PS

132. Tritan Shehu, PD

133. Valentina Leskaj, PS

134. Vangjel Dule, PBDNJ

135. Vangjel Tavo, PS

136. Vasilika Hysi, PS

137. Vasillaq Ngresi, PD

138. Viktor Gumi, PD

139. Xhemal Qefalia, PS

140. Ylli Lama, PD

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›