E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda ngrinë marrëdhëniet me Iranin

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 16:00

Sipas njoftimeve të Ministrisë së Jashtme të Holandës, ambasadorit të Iranit tanimë i është dorëzuar vendimi i Holandës për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Deri te ngrirja e marrëdhënieve diplomatike, erdhi për shkak të ekzekutimit të me vdekje Zahra Bahramit në Teheran. Behrami kishte shtetësi të dyfishtë, atë të Iranit dhe të Holandës.

Ministria e Holandës ka udhëzuar shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në Iran, sepse nga përvoja me rastin e Zahra Bahramit, u pa se konsullata e Holandës në Teheran, nuk do të jetë në gjendje tu ofrojë kurrfarë ndihme, në rast se ata kanë nevojë për diçka të tillë.

Numri i të varurve në Iran, si raportojnë mediat ndërkombëtare, me varjen e Zahra Bahramit ka arritur në 66.

Bahram ishte akuzuar se ka shitur mjete narkotike, por organizatat për të drejtat e njeriut e quajnë këtë fabrikim të autoriteteve iraniane.

Familja e të ndjerës, thotë se arsye e varjes së saj, ka qenë pjesëmarrja e Zahra Bahramit në protestat kundër qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›