Edhe Paraguai njeh Palestinën

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 15:00
Qeveria e Paraguait njoftoi se ka vendosur të njohë shtetin e Palestinës me kufijtë e para luftës së vitit 1967.
Në këtë mënyrë, Paraguai i shtohet Brazilit, Argjentinës, Uruguait, nga vendet e Amerikës së Jugut që e njohën Palestinën si një shtet të pavarur.
Teksa shpalli vendimin e qeverisë, Ministria e Jashtme e Paraguait theksoi se “negociatat bilaterale mes Izraelit dhe Palestinës, të cilat aktualisht janë bllokuar, janë thelbësore për të dy vendet”.
Izraeli ka pushtuar pjesë të mëdha të Jerusalemit lindor gjatë luftës gjashtë ditore të vitit 1967 dhe nuk pranon ti lëshojë, teksa Palestina pretendon të ngrejë kryeqytetin e vendit në këtë zonë.