E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet vazhdojnë të marrin jetë. Dy të vdekur në aksin Fier- Vlorë

Share

Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Fier- Vlorë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qafën e Koshovicës, ku një makinë Audi është përplasur me një kamion. Ende nuk dihet identiteti i viktimave.

Në total brenda pak ditësh janë shënuar 10 viktima nga aksidentet dhe mbi 24 të plagosur.

Të dielën dy persona humbën jetë nga një përplasje në aksin Lezhë- Fushë Krujë. Viktimat ishin 38 vjeçari Ardit Korrizi dhe shtetasi M.F.

Aksidente me të plagosur rëndë u shënuan dje edhe në Korçë, në afërsi të Kapshticës, ku u plagos ish- kreu i komunës Miras, Artur Moçka. Ndërsa në Velipojë u plagosën rëndë katër persona pasi makina e tyre u përplas me një pemë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›