E Diel, 1 Nëntor 2026

Firence, vritet një shqiptar dhe plagoset një tjetër pas sherrit për një femër

Share

Sherri për një femër ka shkaktuar vdekjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjeteri në Fucecchio të Firences në Itali.

Sipas policisë italiane, viktima është 31-vjeçari Kaudio Rucaj. Ai është goditur me pistoletë nga një makinë në ecje, ndërsa bashkë me të ka mbetur Iiplagosur edhe një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

I plagosuri është shtruar dhe operuar në spital dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, ndërsa thotë se ngjarja dyshohet që të ketë ndodhur për shkak të një sherri për një femër.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›