E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet greva e urisë së metistëve - s’dihet sa zgjat e as se kur i plotësohen kushtet

Tradhton Spartak Ngjela, heq dorë nga sakrifica e mosngrënies

Deputetët e LSI-së së Ilir Metës kanë nisur dje një grevë të paprecedentë urie në sallën e Parlamentit, si shenjë proteste për hartimin e një Kodi Zgjedhor që s’duket që drejtuesit të tyre i vjen për shtat. Greva s’ka simbolikë, s’dihet sa do zgjasë e as ndërmjetësimi i cilit faktor politik do të merret në konsideratë

Deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokristiane të drejtuar nga Nard Ndoka kanë filluar dje grevën e paralajmëruar të urisë kundër mendimeve të Kodit të ri Zgjedhor që lë jashtë përfaqësimit në KQZ këto dy forca politike. Greva e urisë zhvillohet në sallën e seancave plenare ët Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërsa deputetëve të këtyre partive u është bashkëngjitur edhe Petro Koçi, kreu i PS ’91, ka rënë në sy mungesa e deputetit të pavarur Spartak Ngjela. Prej disa ditësh saktësisht, që kur filloi të merrte udhë ideja e një greve urie, deputeti Spartak Ngjela, jo vetëm kishte mbështetur idenë e kësaj greve, por e kishte regjistruar veten në listën e atyre deputetëve që kanë vendosur ët rrinë pa ngrënë, pse LSI-ja dhe PDK-ja e Nard Ndokës, nuk do të kenë më nga një anëtarë në KQZ. Por ndryshe nga ç(nuk)’pritej, gatishmëria e Spartak Ngjelës, për të hyrë në grevë urie, ka qenë vetëm mediatike, sepse, dje kur ai duhet të konkretizonte vendimin e tij, ai u tërhoq, duke vendosur të mos i bashkëngjitet atyre deputetëve që kanë vendosur tët rrinë pa ngrënë.
Ndërkohë, në prag të fillimit të grevës së urisë, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i LSI-së, Ilir Meta ka akuzuar krerët e dy partive të mëdha për këtë situatë. Ai e ka shpallur fillimin e greves se urise nga ana e deputeteve te partise se tij, si shenje proteste ndaj hartimit te Kodit Zgjedhor nga dy partite e medha, PD dhe PS. “Kemi nje klime antikombëtare. Duke mospasur hartimin e nje Kodi Zgjedhor gjitheperfshires, ne jemi te detyruar te shpallim qe nga ky moment greven e urise, si e vetmja rruge per t’i thene ndal binomit Berisha-Rama, qe synon shkaterrimin e zgjedhjeve te ardhshme”, ka deklaruar Meta. Kurse Nard Ndoka, kreu demokristian tha se Kuvendi duhet të zgjedhë mbrojtjen e Kushtetutës ose poshtërimin ndaj dyshes Berisha-Rama.
Paralelisht me këto zhvillime në sallën e seancës plenare, qindra simpatizantë të LSI-së, kanë pushtuar sheshin para parlamentit duke mbështetur këtë aksion politik.

Deputetët pjesëmarrës në grevën e urisë
Ilir Meta
Dritan Prifti
Ndre Legisi
Spartak Braho
Pëllumb Xhufi
Nikollaq Neranxi
Nard Ndoka
Jak Ndokaj
Frrok Gjini
Ndue Shpani
Petro Koçi

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›