E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në kodrat e Portëzës

25/08/2010 Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e djeshme kodrat e Portëzës në rrethin e Fierit. Vetëm në pak minuta dhe flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 60 hektarësh, kryesisht të mbushur me ullinj e vreshta dhe shkurre të tjera. Përveç kodrës së Portëzës flakët e zjarrit janë përhapur edhe në kodrën e Plykut, një fshat fare pranë tij. Për të shuar flakët e zjarrit kanë qenë banorët e fshatarëve ata që kanë ndërhyrë në kohë reale për të mos lejuar kështu që flakët të përhapeshin. Sipas policisë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes mungesa e rrugëve hyrëse si dhe ndërtesat fare pranë kësaj sipërfaqeje e ka bërë situatën të vështirë për të ndërhyrë. Mësohet se nuk ka pasur probleme në banesa, megjithëse ato ishin pranë zonës që u përfshi nga flakët. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit. Policia po heton, ndërsa janë marrë në pyetje edhe banorët e zonës. Zjarri u shua pas 2 orësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›