Votojeni Shqipërinë!

Do të ishte ndoshta një turp nëse kënga e Juliana Pashës, “It’s All About You” të mos futej në finale në edicionin e sivjetmë të “Eurovision”.
Do të ishte edhe më turp nëse kjo këngë nuk renditet në mesin e vendeve të para, pse jo edhe në top 5, edhe pse gjasat për këtë janë shumë të vogla, aq më pak kur dihet që procedurat e votimit në “Eurovision” janë të atilla ku më shumë votohet politikisht sesa artistikisht.
Gjatë këtyre viteve kemi qenë dëshmitarë që ky festival më shumë votohet në bazë të prejardhjes së etnive dhe marrëdhënieve në mes të shteteve, duke e shndërruar kështu këtë festival prestigjioz evropian në një festival politik e folklorik dhe jo në një festival ku mund të ketë dominim të artit dhe vlerave artistike të kontinentit të vjetër.
Dhe, Shqipëria këtë vit ka një përfaqësuese të denjë, pasi që nëse shikohen në detaje elementet e kësaj kënge, ajo është tipike për një këngë që do të duhej të fitonte në një eveniment të këtillë, aq më tepër nëse ai bazohet në një vlerësim të duhur.
Nga viti 2000 e këndej, në Eurosong kemi pasur në finale këngë që kanë pasur elemente të “turbo-folkut”, duke dominuar - madje edhe duke fituar - disa vende nga Ballkani. Boshnjakët në festival kanë dërguar muzikë me elemente “rome” dhe njëjtë kanë bërë edhe serbët, maqedonasit, por edhe kroatët. Të mos flasim për grekët dhe turqit, të cilët edhe mund të konsiderohen si themelues të “tallavasë” në Ballkan pas viteve ’90. Për alibi, Turqia, Greqia dhe Serbia, të cilat kanë prirë në dërgimin e këngëve të këtilla, kanë qenë fitues të këtij festivali nga viti 2000 e këndej, ndërkaq shembull eklatant ka qenë fitimi i Rusisë në Beograd, ku vende si Ukraina, Bjellorusia, Gjeorgjia, Andorra, Serbia, etj, kanë votuar me ka 12 pikë për Rusinë pikërisht për shkak të marrëdhënieve të tyre politike dhe lidhjeve etnike që kanë.
Ky festival do ta shlyente ndoshta nga faqja e dheut cilësinë e tij sikurse vitin e kaluar të mos reagonin përfaqësues të EBU’së, të cilët kishin llogaritur votat 50 me 50 për qind, ku përpos votave të publikut ishin llogaritur edhe ato të jurive të shtetit.
Por, edhe ky sistem “dështoi” pasi që Serbia vitin e kaluar kishte dhënë prapë pikë për Rusinë, pasi vetë Rusia ka pasur një këngë të “tmerrshme”, por jo më të “tmerrshme” sesa ajo më të cilën Rusia kishte triumfuar në Beograd.
Se sa ky festival deri tani ka ulur krenarinë e Evropës, duke sjellë midis kontinentit të vjetër triumf aziatik, tregon edhe fakti që votat e Gjermanisë dhe Francës gjithmonë kanë shkuar në drejtim të Turqisë për shkak të mërgimtarëve të shumtë që jetojnë atje.
Ndërkaq, imagjinoni Austrinë, e cila konsiderohet djepi i muzikës klasike dhe asaj artistike, kishte dhënë 12 pikë për Serbinë dhe 10 për Turqinë në edicionin e vitit 2007! Madje, austriakët që flasin të njëjtën gjuhë me gjermanët i kishin dhënë më pak pikë Gjermanisë sesa Bosnje Hercegovinës.
Por, Shqipëria, pavarësisht se është e rrethuar me vende të cilat kanë për bazë muzikë me ngjyrë aziatike - dhe edhe neve si shqiptarë shpesh na “konda” t’i dridhim “vithet” me Medën, Gazmend Ramën e të tjerë - është mbajtur deri tani. Që nga pjesëmarrja e parë në Eurovision të vitit 2004 e Anjeza Shahinit, këngët e dërguara atje kanë qenë tipike evropiane, të një muzike pop e përzier me elemente të muzikës shqiptare, një zhanër muzike që e shohim edhe te këngëtarët britanikë dhe ata italianë. Ndoshta kjo që po ndodh është e vetmja e mirë e jona që e kemi trashëguar, të themi spontanisht nga Skënderbeu, pasi statujat e Kastriotit, të cilat janë të vendosura në qendrat evropiane dhe njihen nga evropianët si statuja të heroit mbrojtës të Evropës nga Perandoria Osmane, kanë ndikuar në muzikë. Kurse tani ende duket se jemi të “vetmit” nga Ballkani që në Eurovision dërgojmë diçka artistike evropiane. Fundja, Shqipëria e përqeshi Shpat Kasapin para dy viteve kur këndoi në Festivalin e RTSH-së për këngën e tij që transmetohet në televizionet bullgare. Shpati ka mundësi ta përfaqësojë Maqedoninë, ashtu siç bëri kolegu i tij Adrian Gaxha, pasi që niveli i këngëtarëve maqedonas është nivel i “turbo-folkut”.
Të vetmen kritikë që ndoshta deri diku e kemi tepruar dhe që meritojmë, është se Shqipëria në edicionet e mëparshme është përfaqësuar nga këngëtarë të rinj. Por, jo edhe tani. Evropa, sidomos pas “shartimit” të votave të publikut që rezultoi me fitoren me plotë meritë të Norvegjisë vitin e kaluar në Moskë, ka ardhur koha që t’i kthehet vlerave të saj artistike. Ata e kanë një mundësi: Juliana Pasha dhe kënga e saj “It’s All About You” duhet t’ua rikujtojë atyre grupin legjendar suedez ABBA, që ende vazhdon të jetë historia më e mirë e këtij festivali. Vetëm kështu Evropa do i kthehet vlerave të muzikës pop, të cilën e krijoi vetë në vitet e ’70 dhe ’80.