Shpati lidh kontratë me një agjenci gjermane
Herëve të kaluara ju kemi treguar raste të ndryshme të huazimeve, që estrada jonë ka bërë nga shtetet fqinje, kurse këtë herë do t’ju tregojmë disa huazime që fqinjët kanë bërë nga estrada jonë. Ashtu siç kanë kopjuar, dyfish më shumë kopjojnë nga estrada shqiptare. Këtë radhë kemi vendosur të prezantojmë disa këngë që tek ne janë hite, tash e disa vite, ndërsa nëpër shtetet fqinje kohëve të fundit kanë filluar të qarkullojnë në tregun muzikor. Viktimë e këtij huazimi më së shumti ka qenë këngëtari Shpat Kasapi, pasi katër hite të tij janë pëlqyer dhe janë huazuar nga disa këngëtarë të njohur bullgarë.
Në TIRANë PëR RELAX, Në PRISHTINë PëR PUNë
Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Afërdita Dreshaj, përveç disa punëve të vogla rreth karrierës muzikore, kaluan edhe disa ditë pushimi në Tiranë. Ishin të vendosur në një hotel në periferi, për shkak se Shpati nuk duron zhurmën brenda qytetit. Pas Tiranës, destinacion i radhës për çiftin ishte Prishtina. Disa ditë qëndrimi në Prishtinë, Shpati është duke i shfrytëzuar për punë, pasi është duke realizuar disa projekte muzikore atje, ndërkohë edhe Afërdita po xhiron disa emisione televizive nëpër televizionet kosovare.
SI jA HUAZUAN KëNGëT
Të gjitha këto këngë, të cilat i huazohen nga bullgarët, Shpati i kishte punuar në studio të kompozitorit Artan Kastrati, bashkëpunimin me të cilin e vazhdon tash e sa vite. Ne u munduam të kontaktojmë këngëtarin, por ngaqë ai ishte në studio për të realizuar disa këngë, morrëm një prononcim nga Afërdita. “Shpati ka njohuri për këto këngë, të cilat i janë huazuar nga bullgarët, por së shpejti do shihet nëse do marrë ndonjë masë penale ndaj tyre”. Ndërkohë që “Panorama plus” ka mësuar se pikërisht këto këngë dhe disa hite tjera të punuara në studio të Artan Kastratit, u janë shitur disa këngëtarëve bullgarë, pas bashkëpunimit që këto të fundit kanë filluar me kompozitorin në fjalë. “Nuk ma mer mendja që Artani ua ka shitur këto këngë atyre, pasi me Shpatin ka një bashkëpunim disavjeçar. Bullgarët i huazojnë vetë nëpërmjet internetit këngët e bukura”, thekson Afërdita.
MBROJTJa nga vjedhjet
Edhe këtë gjë na e konfirmoi Afërdita, e cila shtoi se Shpati tashmë ka nënshkruar kontratë për mbrojtjen e materialeve muzikore, me një agjenci shqiptaro-gjermane për mbrojtjen e të drejtave të autorit. “është duke bashkëpunuar me një agjenci për mbrojtjen e të drejtave, me të cilët bashkëpunojnë edhe Greta Koçi e Genta Ismajli, dhe ka regjistruar të gjitha materialet muzikore në Gjermani. Më vonë do shohim nëse do duhet të ndërmarrë masa ligjore”. bl. re
LISTA E KëNGëVE Të vjedhura
Shpat Kasapi - Mos më prit / Djordan - Stiga veche
Shpat Kasapi - Do të fal një rruzë / Ývena - Neshto, malko, cherno Shpat Kasapi - Ti je ajo / Galena - Cheren spisak Shpat Kasapi - Tash po kthehesh / Stefani - Minal epizod Dj Suat ft. Dj Albana - Gimme that / (Àzis - Dai mi led) Vjollca Haxhiu - Dashuri e ndaluar / Emilia - Ti zamina Flori Mumajesi - Do jesh me mua / Krum - Ne drug a az Vjollca Haxhiu - Llafe llafe / Sofi Marinova - Do krai obichai me Habibe Ostreni - Durova boll / Emanuela - Otzad mini Big Mama - Jo jo nuk të dua / Stefani - Ýzdai me Bleona Qerreti – S’dua / Djina Stoeva - Davam Habibe Ostreni - Më Mungon / Emanuela - Kysam ti nervite Nora Istrefi – Një ditë mirë një ditë keq / Andrea – Promeniam te