E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliza dhe Rosela, vetem 5 pike larg Elvana Gjates

Duke shqyrtuar listen e pikeve per secilin kengetar te votuar te "Kenga Magjike", te cilen e boton sot te plote "KJ", rezulton se vetem Elvana Gjata nuk eshte votuar me zero pike nga asnje konkurrent tjeter, ndersa edhe kenga fituese, ajo e Eliza Hoxhes dhe Rosela Gjylbegut, "Rruga e zemres" ka pasur vleresim me zero pike. Me kete rast, Rosela deklaroi se vjet ka pasur 12 zero nga votat e kolegeve. "Vendi i pare qe shkoi per Elizen dhe Roselen, ka vetem 5 pike diference nga vendi i dyte, qe u fitua nga Elvana, gje qe ndodh per here te pare ne nje festival", deklaroi Ardit Gjebrea. Megjithate, Elvana u shpreh e kenaqur qe balada e saj, pavaresisht se ishte kaq afer vendit te pare, por qe fitoi cmimin e dyte, eshte pelqyer nga publiku.

Ethet e artisteve pjesemarres ne "Kenga Magjike" moren fund te shtunen rreth mesnate, ndersa vete kengetaret kurorezuan me fitore, permes votimit te tyre, Eliza Hoxhen dhe Rosela Gjylbegun me kengen "Rruga e zemres", me tekst te Elizes dhe muzike te Darko Dimitrov. Dy kengetaret, njera nga Kosova dhe tjetra nga qyteti i Shkodres, u perloten ndersa terhoqen trofeun dhe falenderuan kompozitorin Darko Dimitrov per muziken e shkelqyer. Eliza u shpreh se ky cmim eshte teper i rendesishem per karrieren e saj. Cmimi i dyte u fitoi, po sipas pikeve te renditura nga votimet e vete artisteve, nga kengetarja simpatike Elvana Gjata, e cila edhe kete vit u prezantua ne kete festival me nje balade te titulluar "Dhe zemra ndal", me tekst te Ardit Roshit dhe muzike te Flori Mumajesit. Vendi i trete ne kete festival u fitua nga Soni, pritshmerite e se ciles, referuar shprehjes se saj disi me te qeshur: vetem une dhe Irma Libohova marrim gjithmone cmim te pare dhe te dyte", ishin me te medha; ndoshta pretendimet e saj shkonin per cmimin e pare. Eveniment per kete spektakel dhe festival njekohesisht, ishte paraqitja pas mese 10 vjetesh ne skenen shqiptare, e kengetares se mirenjohur Adelina Ismajli, me kengen "Nuk ngec".

Gjithsesi, duke qene se gjithcka ishte ne dore te vete artisteve, votat e te cileve do te behen sot publike ne gazeten "KJ", shohim se kengetare te afirmuar te skenes shqiptare, mes se cileve edhe ikona Adelina Ismajli, kane ne renditje shume zero, gje qe ndoshta deshmon per klimen paksa te "acaruar" dhe konkurrente mes vete artisteve pjesemarres. Madje, vete kengetaret, ironizonin dje zerot e shumefishta qe kane marre prej kolegeve te tyre, ku Rosela Gjylbegu i tha mes te tjerash Adelines se edhe ajo vete ka qene vjet nje nga kengetaret me me shume zero pike nga artistet e tjere. Festivali "Kenga Magjike" solli edhe shume cmime te tjera, mes se cilave spikaten Cmimi i publikut", qe shkoi per Adelina Ismajlin me kengen e saj ritmike "Nuk ngec", "Cmimi i internetit" qe shkoi per Elvana Gjaten me "Dhe zemra ndal" etj. Nderkaq, ne dhjeteshen e kengetareve me te mire sipas vendit te dhjete u rreshtuan: Rozana Radi, Olta Boka, Kastro Ziso, Adelina Ismaili, Kaltrina Selimi, Flori, Mira Konci, Soni, Elvana Gjata dhe Eliza&Rosela Gjylbegu. Ajo qe ra ne sy ne raport me festivalet e viteve te tjera, ishte spektakli i dhuruar nga te gjithe artistet, te cilet ne baze te fabules se kenges, kishin ndertuar skenografine qe shkonte me mire dhe koreografine perkatese. Skenografia e festivalit me hapesira dhe shtrirje mbareshqiptare, qe u organizua ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane, u realizua fale mjeshterise se skenografit te mirenjohur italian Gaetona Castelli, i njohur per punen e tij ne festivalin e "Sanremos". "Kenga Magjike 2009" u prezantua nga shoumeni Ardit Gjebrea, i cili eshte edhe producent i ketij festivali, i shoqeruar nga prezantueset bukuroshe Carmen Gjani, me origjine rumune dhe Katerina Kongoli, ukrainase, te dyja te martuara ne Shqiperi.

F. Shahaj

Adelina ironizon Lady Gaga-n?

Zgjedhja e Adelina Ismajlit per te surprizuar publikun, ishte prezantimi si nje prej kengetareve me kontroverse te skenes boterore te muzikes moderne, pikerisht si Lady Gaga. E veshur si nje murgeshe, poshte rrobave te se ciles fshihej nje trup seksi, kengetarja kosovare tha me shaka se "ajo po e imiton dhe po e sulmon neper forume te ndryshme ne internet". Duke theksuar kenaqesine qe pati ndersa doli serisht para publikut shqiptar, Adelina performoi si kurre me pare, duke treguar nje fizik perfekt, sikurse perhere, edhe pse shume e ngjashme me stilin e Gaga-s.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›