E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han e Duka, mbledhje me kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Ari Hanit vazhdon stërvitjen në Rojtlingen të Gjermanisë, ku ndodhet e grumbulluar prej më shumë se katër ditësh. 

Gjatë ditës së djeshme skuadra ka zhvilluar një mbledhje, ku ka marrë pjesë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në këtë takim, ai që ka folur më shumë ka qenë pikërisht kreu i organit më të lartë të futbollit në Shqipëri, teksa në sytë e trajnerit holandez, Duka i ka kërkuar lojtarëve që të shfaqin seriozitet dhe disiplinë në stërvitje. Pas kësaj mbledhjeje, lojtarët kanë vijuar me seancën e dytë stërvitore të ditës, teksa njërën e kishin zhvilluar në orët e paradites së djeshme. Mësohet se gjithçka ka shkuar normalisht dhe se grupi po punon për të qenë plotësisht i gatshëm për miqësoren e 27 majit ndaj Polonisë. Ndërkaq, bëhet e ditur se mesfushori Altin Haxhi nuk i është bashkuar as dje m,e Kombëtaren dhe përfundimisht ai nuk do të jetë pjesë e kuqezinjve për takimin e ditës së martë. Futbollisti gjirokastriti kishte shtyrë mbërritjen për disa ditë për shkak të problemeve familjare, ndërkohë që dje ka konfirmuar mungesën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›