Shpella e Platonit dhe te burgosurit e Rames

Shpella e Platonit perfaqeson nje ide filozofike mjaft te njohur e cila sherben per te interpretuar ato ngjarje dhe fenomene politiko-shoqerore qe u perkasin individeve -rober te shternguar te jetojne ne sferen e hijeve apo ne nje bote iluzionesh dhe hamendesimesh. Ne librin e 7 te Republikeshellip filozofi i lashte grek do te fillonte te shpaloste platformen e kesaj filozofie e cila ne menyre te permbledhur tregohet me keto rreshta te shkruara prej tij Shoh qenie njerezore qe jetojne ne nje strofke te nendheshme...Po ashtu si ne vetehellipata shohin vetem hijet e tyre ose hijet e njeri-tjetrit te cilat zjarri i hedh ne murin perkundruall te shpelles. Sipas Platonit jeta brenda shpelles perfaqeson boten e iluzioneve kurse ajo jashte saj perfaqeson boten reale. Ne nje moment te caktuar dikush nga roberit brenda shpelles lihet i lire per te njohur boten reale jashte saj. Kjo histori e lashte filozofike mbyllet me faktin qe i burgosuri i cliruar nga zinxhiret pasi ka njohur natyren e te vertetes perfundimtare dhe realitetit deshiron te rihyje ne shpelle per tu hapur syte shokeve te zhytur ne erresire. Por ai e ka mjaft te veshtire ta beje nje gje te tille pasi ata qe jane ende te lidhur me zinxhire brenda shpelles mendojne se liria e ka bere torrollak shokun e tyre qe vjen nga bota jashte e cila perfaqeson sferen e qenies. Kjo ndodh per shkak se te burgosurit e Platonit vazhdojne te besojne ne iluzionin qe hijet jane bota reale ndaj sduan ta degjojne me tej bashkevuajtesin e tyre te dikurshem madje dhe mund ta vrasin ate nese vazhdon e ngule kembe ne te kunderten e asaj qe ata vete mendojne.
Pak a shume si ne Shpellen e Platonit zhvillohen momentalisht ngjarjet ne gjirin e Partise Socialiste. Ka 4-5 vjete qe Rama e ka futur anetaresine socialiste ne sferen e hijeve apo boten e iluzioneve ku gjithesecili prej tyre ne murin e izolimit perballe nuk shikon asgje tjeter pervecse nje grumbulli hijesh midis te cilave dallohet hija e gjate e kreut te Partise Socialiste. Kesisoj synimi i hijeshkurterve me ndonje perjshatim te vogel eshte te zgjasin hijet dhe jo te zgjidhin duarte nga zinxhiret e izolimit me realitetin. Kjo ka bere qe ata ta matin veten me hijen e mengjezit qe krijon zjarri i revolucionit dhe jo me hijen e diellit qe lind andej nga perendon sikunder aspironin rilindasit tane. Ne cdo moment kane perpara syve vetem hijet ndersa diellin gjithnje e kane nga pas kraheve. Faktet tregojne se situata e pergjitheshme si ne parti ashtu dhe ne shoqeri eshte renduar se tepermi vecanerisht gjate 2 viteve te fundit ku socialisteve te Rames nuk po hyjne me ne sy hijet e veta apo te njeri-tjetrit por ato te statujave qe me i gjati i tyre ka vendosur ne vendkalimin midis zjarrit dhe te burgosurve te cilet ndodhen ne Shpellen e PS-se. Jane disa hije statujash politiko-banditeske ku shquhen sidomos statuja e Haxhi Qamilit Enverit Stalinit dhe disa diktatoreve te tjere kryesisht nga vendet aziatike dhe afrikane. Te gjithe te burgosurit e kreut socialist ngazellehen pas ketyre hijeve aq sa disave po u duket se keto hije te stergjatura historike jane trupat e tyre ne veprim. Kjo ngjet kryesisht me shtatshkurtrit dhe mendjeshkurtrat e kesaj partie qe nepermjet nje imitimi te tille duket se revolucionarizohen zgjatohen dhe diktatorohen. Ky delir madheshtie kapi keto dite nje nder te burgosurit e Rames te quajtur Saimir Tahiri i cili me zinxhiret e duareve te tij prangosi zyren e minibashkise ne zonen e Kombinatit. Jo pak here e kane matur veten me hijet e ketyre statujave Erion Brace Taulant Balla Eduard Shalsi Shegushe Ligori Olta Xhacka e shume te tjere emrat e te cileve nuk po me vijne ndermend per momentin. Ne 21 janar te ketij viti xhindi i ketyre hijeve perfshiu 200 petrita nga baza e PS-se te cilet me hunje helliplidhur me gjalme e molotove qe hellipne xhep i mbajne iu sulen godines se Kryeministrise per ti rikthyer prape nentedhjete e shtaten e zeze Shqiperise. Arsyeja qe agresiviteti dhe perversiteti i veprimeve te tyre individuale apo kolektive eshte kaq larg natyres njerezore qendron ne faktin se autoret ne fjale identifikohen me hijet reflektuese dhe jo me reflektimin e shpirtit. Vetem hija dhe afija mund ta japin jeten si me le ndaj qenie te tilla nuk pyesin per jeten po per hijen e vete ne mur. Madje per te provuar ekzistencen materiale te hijes mund ti bien edhe murit me koke. Ne keto kushte ata nuk duan tia dine fare per jeten e te tjereve qofshte kjo edhe jeta e nje popull te tere. Vecanerisht nuk duan tia dine fare per jeten e atyre individeve qe jetojne jashte Shpelles politike te PS-se. Ne kete rast me shume se sa hije iluzive shfaqen si hjena agresive. Keshtu qe smund te jene hije te duareve te lidhura me zinxhire ato qe gjuajne me hunje e gure mbi policine me cadra mbi koka femijesh apo me grushta mbi fytyrat njerezore. Socialistet e Rames i kane te lidhura duarte me zinxhire vetem ne raport me veprimin ne interes te publikut dhe jo me veprimin ne dem te te gjithe shoqerise. Kesisoj demonstratat manifestimet e tubimet e panderprera per gati dy vjete te zhurmeshme apo te dhunshme qofshin ato behen me duare grushtbashkuar rreth PS-se per te demtuar jo vetem progresin ekonomiko-shoqeror por edhe imazhin e shkelqyer te vendit tone ne bote gjate ketyre viteve te fundit.
Por perjashtuar te burgosurit e Rames shumica derrmuese e shqiptareve jetojne prej gati 20 vitesh jashte kesaj shpelle politike. Realiteti i sotem tregon se shqiptaret e lire nuk kane lidhje me hijet por me endrren madje me nje nga enderrat me te bukura ne jeten e tyre. Dhe kjo enderr e diellte lidhet me integrimin tone ne strukturat euro-atlantike apo ne boten perendimore. Eumlshte nje enderr e shumepritur pas vitesh te tera dialogu te shqiptareve me hijet e tyre ne murin e madh kinez te komunizmit. Sigurisht te burgosurit e Rames kane tentuar ne menyre periodike gjate ketyre viteve te fundit per tua prishur endrren shqiptareve por kane deshtuar me turp. Megjithate nga kundershtaret e tyre politik ata asnjehere nuk jane trajtuar si armiqe por si pjese e natyrshme e shoqerise shqiptare. Madje jane ftuar ne menyre te sinqerte prej tyre per te brakstisur shpellen e izolimit te ideuar nga kreu socialiste. Rasti me i fundit ka qene nje ftese e kreut te grupit Parlamentar te PD-se ndaj atij te PS-se per te bashkepunuar per zgjedhjet lokale te 8 majit e cila eshte refuzuar ashtu si shume oferta te tjera me pare. Arsyeja me sa duket eshte se socialistet edhe kete gare zgjedhore kane deklaruar se do ta bejne duarelidhur perballe interesit qytetar. Dhe ska si te jete ndryshe kur ashtu si ne zgjedhjet e pergjitheshme te 28 qershorit 2009 edhe ne keto zgjedhje te burgosurit e Rames dalin para qytetareve pa asnje program konkret por duke u paraqitur si hije politike. Mase per nje force politike duarlidhur e te dashuruar pas hijeve te se shkuares hartimi nje programi liberal per reforma dhe investime integruese te te gjithe vendit ne strukturat euro-atlantike eshte i veshtire por ska pse te ndodh e njejta gje edhe me hartimin e projekteve lokale per bashkite dhe komunat e Shqiperise nese ke koncepte te qarta administrative dhe oferta te sinqerta bashkepunimi me komunitetin qytetar. Por pa u cliruar nga makthi i hijeve qe te dalin perpara nuk kesh sukses ne asnje lloj qeverisjeje qofte kjo edhe ne nivel lokal. Eumlshte pikerisht kompleksi i hijeve qe e ka penguar Edvin Ramen gjate 10 viteve te shkuara si kryetar bashkie i Tiranes te punoje per kryeqytetin duke e perqendruar gjithcka ne duart e nje grup ndertuesish afer tij per interesa klienteliste. Megjithese nje defekt te tille kane arritur tia vene ne dukje edhe disa torollak me ne krye Kastriot Islamin qe kane munduar ti shpetojne burgimit shpellor te Edvin Rames ai si per inat te tyre ka vendosur te rikanditoje per te katerten here ne Tirane. Dhe shpresen e fitores e ka sigurisht tek te burgosurit qe mban prej kaq vitesh brenda shpelles se PS-se. Nderkohe rivali i tij ne krahun e mazhorances z. Lulzim Basha ka filluar te prezantohet para banoreve te kryeqytetit me nje sere projektesh konkrete qe Tiranes i mungojne prej vitesh. Eksperienca e suksesshme si minister ne kabinetin Berisha formimi politiko-liberal dhe vlerat qytetare te tij jane garancia e konkretizimit te ketyre projekteve qe shtihen nga ulja e ngarkeses fiskale per biznesin e vogel deri tek nje park tjeter i madh apo tramvaji per qytetin. Nga ana tjeter fitorja e Bashes pervecse per kryeqytetin eshte fitore edhe per te burgosurit e Rames te cilet me se fundi do te dalin nga shpella e PS-se ku flasin me hijet apo me vetveten prej 4-5 vitesh. Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem njeriu thote ne nje varg te poezise Autoportret per Bindjet Ndoc Gjetja. Po per te burgosurit e Rames bindjet per ti sherbyer dikujt qe seshte njeri jane prangat qe i mbajne ata perballe hijeve tmerronjese per te mos shikuar realitetin qe i rrethon si individe si shqiptare por edhe si pjestare te familjes se perbashket europiane.