E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpella e Yokos dhe frika nga e kaluara

Nga Gjon KEKA*
Mendimet e njerëzimit për të ecur përpara pa frikë nga e kaluara duke ndërtuar shkallët e ardhmërisë së përbashkët në mënyrë të sigurtë do të thoshte një veprim i mençur dhe i përgjegjshëm e parasëgjithash do të thoshte një kulturë e lartë e njeriut politik. Veprimet politike ndikojnë drejtpërsëdrejti në qenësinë e popullit i cili mbështet vullnetin e tij në të zgjedhurit e tij për të ndërtuar ardhmërinë e tyre duke qenë të sigurt dhe pa frikë ndaj saj. Ndërsa një shtyllë e paqëndrueshme është një frikë e lëkundjes së peshës së vullnetit dhe të atij institucioni shtetëror- politik i cili krijon më shumë frikë se siguri për ardhmërinë e popullit të tij.
Një institucion i cili nuk ndërmerr hapa të qartë dhe të sigurt për ti siguruar një hapësirë të veprimit të vullnetit qytetarë brenda demokracisë reale dhe praktike është e detyruar të bjerë nën lëkurën e një diktature demokratike e llojit të kohës moderne e cila do e shpaloste veten si një leviatan i çuditshëm i demokracisë fillestare sidomos në shtetet e sapolindura siç është Kosova dhe institucionet e saj. Vende të ndryshme kanë dhënë kontributin e tyre të konsiderueshëm në lidhje me shtetndërtimin dhe arritjen e pjekjes së demokracisë duke shtrirë atë në të gjitha kapilarët e pushtetit dhe të jetës qytetare.
Sot pikërisht këto vende me traditë të demokracisë janë pjesë e zhvillimeve moderne dhe e arritjeve të mëdha në sferat e jetës ekonomike dhe politike të saj ,dhe normalisht se tani edhe janë pjesë e proceseve të përbashkëta të zhvillimeve ndërkombëtare .
Jo çdo komb ka të drejtë të lavdërohet me ndonjë gjë apo me ndonjë arritje sepse jo të gjithë kombet kanë bërë historinë apo janë pjesë e historisë sepse kemi kombe që nuk figurojnë si pjesë e historisë botërore dhe që nuk kanë me që të lavdërohen edhe nëse lavdërohen, lavdërohen me procese të cilat kanë dal nga modelet alternative dhe jo nga ajo që buron thellë në rrënjët e traditës së saj kombëtare dhe shtetërore.
Problemet e vendeve të siujdhesës ballkanike janë të thella dhe të cilat kanë bërë lëmsh procesin e daljes dhe zgjidhjes së këtyre problemeve që në vete përmbajnë elemente etnonacionaliste dhe të karakterit ideologjik dhe doktrinar.
Sot shtetet e dalura nga ai ishull i cili i kishte lënë skllav të mentaliteteve të tipit gërryes nacionalist dhe të doktrinave rrënuese, kanë arritur vetëm ta ndryshojnë qasjen e tyre institucionale por jo edhe ta zhdukin atë traditë të keqe gërryese nacionaliste e primitive duke bërë kështu ngecje në demokraci, në shtetndërtim dhe në zhvillime tjera të gjithmbarshme dhe bashkëkohore. Mënrye veprimit të kombeve brenda këtij ishulli sidomos gjatë shekujve, XVIII e XIX dhe së fundi shekullin XX e XXI shkonte në drejtim të gabuar jo shëruese, jo restauruese e rrugës së përbashkët por vazhdimisht drejtë lënies në vendin e nisur të atyre problemeve që bartnin në krahë me shekuj, edhe pas divorcimit të vendeve brenda këtij ishulli ata nuk gjetën hapësirën e duhur për të dalur në vendin që historia kishte përgatitura para dhe pas ngjarjeve komplekse të këtyre vendeve. Ata nuk arritën që ta kapnin demokracinë,civilizim dhe zhvillimet moderne por mbetën të lidhura fortë pas asaj praktike përça e sundo dhe të kërkesave absurde që historia i kishte vjellë që nga koha e krijimit të kombeve dhe popujve. Çlirimi dhe dalja në dritë e së vërtetës së kombeve sidomos atyre më traditë dhe histori e kulturë të lartë më shekuj  ishte njëra ndër problemet më të mëdha të rikthimit në histori dhe në skenën e një botë që ka brenda vetes identitetin e saj të Uni kombëtar dhe të një Uni Individual.
Megjithëkëtë sot pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe pas vendosjes së popujve që dolën nga kjo ndërtesë e krisur që nga rrënjët, në skenën e shteteve demokratike por jo të një demokracie që ata e bënë pjesë të jetës politike dhe qytetare e shtetërore, por duke e lënë atë nëpër arkiva të historisë që e kaluara, e tanishmja ose e ardhmja ti shfletonte faqet dhe mësimet e së ardhmes së tranzicionit, mësimit të demokracisë së vërtetë si dhe shtetndërtimit.
Mbijetesa e dhe e ardhmja e këtij ishulli varet nga zhvillimet e brendshme politike, kulturore, ekonomike, sociale etj., kështu duke ndërtuar shtete demokratike dhe moderne e ligjore dhe me një zhvillim të suksesshëm politik, ekonomik e kulturor do mund të arrihet drejtë proceseve të reja integruese dhe të faktorizimit të tërë këtij ishulli.
Në lidhje me simbolikën e këtij ishulli ballkanik më duhet të marrë si shembull Shpellën e Yoko-s një ish-ushtar i Luftës së Dytë Botërore i forcave Japoneze kishte jetuar plotë 28 vjet në Ishullin Guam të Oqeanit Paqësor duke menduar se lufta ende nuk kishte përfunduar dhe se frika që ai kishte përjetuar nga e kaluara bënë që ai të mos e ndiente paqen dhe të mos e shihte fare anën tjetër të botës e cila po rimëkëmbej nga lufta dhe po ndërton një rrugë të përbashkët europiane.
Jeta mënyra e veprimeve në atë ishulli nuk ishte ndryshe veç si një lloj kafshe që gjendet e vetme dhe që shpella në të cilën jeton i duket e bukur edhe përkundër pamundësisë së realizimit dhe heqjes nga pjesa e jetës frikën dhe mungesën e vetëdijes së botës tjetër që ai nuk e shihte apo nuk dëshironte ta shihte nga frika e së kaluarës. Mirëpo kjo vetmi dhe kjo mbijetesë e rëndë në këtë ishull e ish-ushtarit Japonez ishte zgjati deri në momentin kur disa gjurmues arritën që ta zbulojnë atë në vitin 1972 dhe sot ky ishull dhe ajo shpellë ku ka jetuar Yoko janë vende muze me vlerë historike, dhe po ky ish-ushtar është hero kombëtar i shtetit Japonez.    
Këtë shembull e po e lidh për dy arsye tepër të rëndësishme për kombet dhe popujt e siujdhesës ballkanike;
Heqja e pengesave dhe e frikës të së kaluarës historike me plotë urrejtje, nacionalizma, pastaj heqja e paçavureve, heqja e pengesave që pengojnë shtetndërtimin, rritjen e demokracisë dhe të shtetit juridik,
Proceset e integrimit euro-atlantik që do të thoshte daljen nga  shpella dhe ishulli  i këtyre kombeve dhe popujve  dhe shikimi i ardhmërisë së përbashkët europiane.
Dhe krejt në fund meqë kohëve të fundit disa vende në këtë ishull do të përfitojnë në procesin e liberalizimit nga ana e Bashkimit Europian, disa të tjera do të mbesin pjesë e këtij ishulli deri sa të plotësojnë kushtet dhe të heqin qafe problemet e brendshme dhe të përcaktohen qartë në rrugën e demokracisë, zhvillimeve dhe të integrimeve në sistemin e Unionit Europian. Kjo do të thotë së ky ishull një ditë ose do ta habisë Europën për të mirë ose do ta mbetet  një ishull i mjerë dhe problematik e i veçuar nga bota demokratike dhe në zhvillim.
*Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›