E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan dhe Real kërkojnë kualifikimin për në Champions

TIRANë- Sonte në mbrëmje do të zhvillohen dy takimet e tjera për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

Në stadiumin gjigand të Mançesterit “Old Traford”, vendasit e Junajtid do të presin skuadrën italiane të Milanit. Kampionët e Anglisë nisen të avantazhuar në këtë ndeshje, pasi kanë fituar takimin e parë në “Giuseppe Meaza” me rezultatin 3-2.

Gjithsesi Milani ka treguar se është një skuadër që ndeshjet e mëdha të Ligës së Kampioneve di të japë gjithnjë më të mirën.

Në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit, vendasit e Realit do të presin francezët e Lionit. Sfida e parë në “Gerland” është fituar 1-0 nga francezët, por në Madrid do të jetë një takim krejt tjetër dhe lojtarët e drejtuesit e Lion e dinë mjaft mirë këtë.

Dy sfida tensioni dhe emocionesh, gabimesh, momentesh delikate dhe golash... Sepse lufta është e “o jashtë, o brenda”. Pasi ky është trofeu më i rëndësishëm me emrin Champions League.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›