E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpenzimet, 17 miliardë lekë më pak se plani i 10-mujorit

Shpenzimet si 10-mujor për vitin 2008 rezultojnë në masën 98 për qind ose rreth 17 miliardë lekë më pak se plani. Në lidhje me investimet publike, shifrat e paraqitura nga Ministria e Financave tregojnë për një nivel mosrealizimi prej rreth 8 miliardë lekësh. Në këto kushte, burime nga ministria bëjnë me dije sa janë duke përgatitur hartimin e aktit normativ, i cili do të miratohet në qeveri në javën e dytë të dhjetorit. Por fakti se një pjesë e institucioneve janë lejuar të kryejnë tenderë pas datës 31 tetor, ka vënë në vështirësi Ministrinë e Financave që të kontrollojë brenda në kohë bilancin financiar të buxhetit. Nga akti normativ pritet miratimi shtesë i disa fondeve kryesisht për rrugët, si dhe shpërblimi i punonjësve të administratës shtetërore. Kurse për pensionistët nuk është marrë ende një vendim. Vitin e kaluar, mbi 500 mijë pensionistë morën nga pesë mijë lekë secili për festat e fundvitit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›