E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Rama po bën lojën e tij personale

 

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack i kërkoi Partisë Socialiste të mos vazhdojë lojën personale të kryetarit të saj, Edi Rama por të shkojë në Kuvend. Në një prononcim për mediat ajo tha se: “Ne jemi të kënaqur, pasi mund të themi që gjërat po shkojnë mirë. Kemi një problem, që opozita nuk është duke luajtur rolin e duhur. Unë mund të përsëris sërish apelin për socialistët, që të kryejnë detyrën e tyre pasi votuesit që i kanë zgjedhur, i kanë zgjedhur për të punuar në Parlament. Ata nuk duhet të dëgjojnë dikë që nuk është anëtar i Parlamentit, që nuk është zgjedhur dhe që po luan lojën e tij personale”, tha Pack. Sipas saj: “zoti Rama po luan lojë personale, në vend që të përkujdeset për zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhjet kanë qenë korrekte, ne jemi njohur me raportin e ODIHR dhe mendoj, se zoti Rama nuk mund të jetë më shumë njohuri në këtë aspekt. Unë mendoj, se ai duhet të ndalojë, pasi ai e bën për motive egoiste, dhe kjo s’është korrekte. Njerëzit nuk e meritojnë këtë qëndrim të opozitës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›