E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në forumin e Krans Montanës

 

Presidenti i Republikës, Bamir Topi u nis në Paris dje, në krye të një delegacioni zyrtar për të marrë pjesë në Forumin e Krans Montanës, që do të mbahet në datat 12-13 nëntor 2009 në pallatin e Asamblesë Kombëtare në kryeqytetin francez. “Bota pas G-20-ës, qeverisja globale dhe lufta kundër krimit transnacional” është tema e këtij Forumi, në një ndër seancat plenare të së cilit Kryetari i Shtetit do të mbajë fjalën e tij të rastit, si i ftuar i veçantë. Të ftuar të posaçëm në këtë Forum së bashku me Presidentin e Republikës, do të jenë dhe Princi Nikolaus fon Lihtenshtajn, ambasador në Belgjikë dhe Bashkimin Evropian, si dhe zonja Ygete Labele, kryetare e “Transparency International”. Forumi do të drejtohet nga kryetari dhe themeluesi i Forumit të Krans Montanës, Zhan Pol Karteron..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›