E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpenzimet me pagën minimale

Çmimet e larta dhe paga e ulët kufizojnë qytetarët në shpenzimet për ushqim, energji, veshje apo shërbim mjekësor

Shpenzimet e qytetarëve shqiptarë janë mjaft të kufizuara kundrejt çmimeve që paraqiten në tregje si për produktet ushqimore, ashtu edhe për shërbimet e tjera. Duke u nisur nga paga minimale e një qytetari, e cila është 160 mijë lekë të vjetra dhe pesha e llogaritjes së indeksit të çmimeve në shportën e inflacionit, rezulton se shpenzimet më të larta janë të përqendruara në blerjen e produkteve ushqimore. Edhe pse në shportën e inflacionit ato zënë përqindjen më të madhe të shpenzimeve, del që një qytetar me pagë minimale prej 160 mijë lekësh të vjetra, të blejë 59 520 lekë të vjetra në muaj produkte ushqimore apo rreth 49 euro. Pra, në shportën e Institutit të Statistikave për matjen e inflacionit, peshën më të madhe të shpenzimeve e zënë ato për produktet ushqimore. Pra, shpenzimet për ushqim kanë 37.2 për qind në indeksin e çmimeve. Nga kjo llogaritet që me pagën minimale të tyre, shqiptarët të ketë mundësi të bëjnë shpenzimeve të kufizuara për ushqime. Po ashtu, nisur nga këto llogaritje mjaft kufizuara, duke u nisur nga paga minimale janë dhe shpenzimet për veshje dhe këpucë. Pra, me këtë pagë minimale dhe peshën që zënë shpenzimet në shportën e indeksit të çmimeve, për pije alkoolike dhe për duhan mund të shpenzohen vetëm 5760 lekë në muaj. Nisur nga çmimet e larta, po ashtu janë mjaft të kufizuara shpenzimet për energji dhe lëndë të tjera djegëse. Në peshat e shportës së INSTAT-it, shpenzimet për këtë zënë 16.3 për qind, por duke u llogaritur në bazë të pagës minimale, me të mund të shpenzohet vetëm 10080 lekë të vjetra për këtë kategori shërbimi, me të cilën nuk mund të paguhet as 300 kilovat energji me çmim të ulët. Nisur nga pesha e shpenzimeve që llogarit Instituti i Statistikave, shpenzimet për shërbimin mjekësor zënë 3.4 për qind, duke u nisur nga paga minimale, ku me to mund të shpenzohet vetëm 5440 lekë të vjetra në muaj, kurse për transport 9760 lekë në muaj. Por ndryshe paraqiten shpenzimet në vendet e tjera të rajonit. Në vendin fqinj, Kosovën, me pagën minimale qytetarët kanë mundësi të kryejnë shpenzime më të larta. Kjo vjen si rezultat i nivelit të lartë të pagës minimale që ka ky vend, e cila llogaritet në 200 euro. Kështu, sipas statistikave zyrtare të paraqitura nga Ministria e Financave të Kosovës, një qytetar kosovar me pagën e tij minimale mund të shpenzojë 100 euro për ushqim. Po ashtu, ndryshe nga shqiptarët, me këtë pagë ai ka mundësi të shpenzojë deri 100 euro për argëtim apo rreth 120 mijë lekë të vjetra në muaj. Ndërkohë që një shqiptar ka mundësi të shpenzojë vetëm 4960 lekë të vjetra në muaj për argëtim. Kurse shpenzimet për celularët llogariten në vlerën e 50 eurove në muaj dhe ato për karburant në 60 euro. Po ashtu, duke iu referuar peshës së shpenzimeve për produkte ushqimore dhe shërbime të shportës së matjes së inflacionit dhe pagës minimale të një tjetër shteti fqinj, siç është Sllovenia, me pagën minimale prej 300 eurosh, shpenzimet për ushqime llogariten në 69 euro në muaj. Kurse shpenzimet për karburant zënë 9.1 të shportës, ku me pagën minimale mund të shpenzohen 29 euro për karburant. Kjo vjen edhe si rezultat i çmimeve të ulëta që janë në vendet e tjera si për produktet ushqimore, ashtu dhe për shërbimet e tjera. Peshën më të lartë të shpenzimeve e zënë ato për restorante dhe argëtim, në masën 68.2 për qind, apo rreth 200 euro në muaj. Po ashtu, shpenzime të tjera llogariten në shtetin tjetër fqinj, Greqi, e cila ka një pagë minimale prej 450 eurosh. Me këtë pagë qytetarët mund të shpenzojnë 103 euro për ushqim, kurse për karburant 40 euro në muaj, ku çmimet janë shumë herë më të ulëta.     Ja shpenzimet me pagën minimale   Shqipëri 59520 për ushqim 5760 lekë pije alkoolike dhe duhan 8160 lekë këpucë dhe veshje 10080 lekë për energji dhe lëndë djegëse 5440 lekë për shërbim mjekësor 9760 lekë për transport 4960 lekë për argëtim 2240 lekë për shërbim arsimor   Kosovë Energjia                        40 euro në muaj Ushqimi                        100 euro në muaj PTT                             25 euro në muaj Celularët                       50 euro në muaj Karburant                     60 euro në muaj Argëtimi                       100/200 euro në muaj   Slloveni Ushqim             69 euro në muaj Karburant         29 euro në muaj Argëtim            200 euro në muaj Transport         137 euro në muaj Arsim               31 euro në muaj   Greqi Ushqim 103 euro në muaj Karburant         40 euro në muaj Transport         205 euro në muaj Arsim               47 euro në muaj Argëtim            279 euro në muaj         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›