E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë "Made in Albania" shesim?

Eksportet shqiptare, dominim me tekstile. Bujqësia, përfaqësuese prej 7 për qindësh në strukturën e eksporteve

Vendi ynë vazhdon të demonstrojë në vite mungesën e prodhimeve bujqësore, të cilat nuk janë të pranishme edhe në tregjet e huaja. Statistikat zyrtare në vite vazhdojnë të demonstrojnë që vendin ynë mbetet eksportues tradicional i produkteve të përpunimit aktiv. Pra, bëhet fjalë për tekstilet dhe këpucët, ku lënda e parë hyn nga tregjet e huaja dhe vetëm sa kryhet thurja e tyre në vend. Kurse produktet bujqësore zënë vendin e fundit në strukturën e eksporteve shqiptare, si rezultat i mungesës së skemave subvencionuese dhe lënies pas dore të këtij sektori. Duke iu referuar shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, vendin e parë në strukturën e eksporteve shqiptare e zë përpunimi i artikujve tekstilë. Edhe pse ato zënë vëllimin më të madh, kjo nuk do të thotë se janë mallra që identifikojnë vendin tonë në tregjet e huaja, pasi në vend ato thjesht përpunohen. Pra, për vitin 2007, në total eksportet tekstile llogariten e vlerën e 26.367 milionë lekëve, ose e konvertuar në monedhë të huaj, në rreth 320 milion dollarë. Konkretisht, shtrirja gjeografike eksporteve shqiptare tregon se tekstilet shkojnë drejt Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Po ashtu, hapja e fabrikave në vendin të përpunimit të tekstileve, vjen si rezultat i krahut të lirë të punës që ofrohet. Po ashtu, një vend të rëndësishëm në strukturën e eksporteve zënë edhe këpucët. Pra, edhe në këtë rast bëhet fjalë për përpunim të lëndëve të para të prodhimit të këpucëve, të cilat tregtohen në tregjet e huaja. Grupi i produkteve më të eksportuar në BE-së është ai tradicional i produkteve të përpunimit aktiv, veshjet e këmbës dhe tekstilet; produktet e metaleve dhe mineraleve kryesore, që përfaqësojnë një pjesë gjithashtu të rëndësishme në strukturën e eksporteve, duke arritur në 22 për qind të eksporteve totale bakri dhe produktet e çelikut dhe të hekurit. Në vlerë, këto produkte arrijnë për vitin 2007 tek 14.635 milionë lekë, apo rreth 176 milionë dollarë. Elemente të tjerë të rëndësishëm të strukturës së eksporteve janë ushqimet e përgatitura, veçanërisht produktet e përpunuara të detit, produktet e drurit, duke përfshirë këtu mobilie dhe materiale drusore të papërpunuara, si dhe produkte manifakturore (lodra, artikuj shtëpiakë mobilimi dhe dekorativë etj). Por shqetësues mbetet fakti, që ende vendi ynë nuk arrin dot të eksportojë produkte bujqësore. Në krahasim me vitet e mëparshme, eksporti i produkteve bujqësore ka zënë një vend të veçantë, duke përfshirë këtu eksportin e frutave dhe zarzavateve, por edhe të duhanit, kryesisht drejt Maqedonisë, Serbisë apo dhe Kroacisë. Konkretisht, eksportet e produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit për vitin 2007 arritën në 19 milionë USD, duke përfaqësuar një pjesë të vogël prej vetëm 7 për qindësh të eksporteve totale. Ndër produktet më të eksportuara bujqësore dhe ushqimore janë produktet ushqimore të detit, duhani dhe vaji (vaji i lulediellit), si dhe ujë dhe pije të buta. Po sakaq, për shkak të mungesës së teknologjive të përpunimit në vend, bimët mjekësore gjithnjë e më shumë po zënë një vend të rëndësishëm drejt tregjeve të huaja. Pra, këto produkte përgjatë vitit 2007 drejt vendeve anëtare të CEFTA-s dhe BE-së, në fund të vitit 2007 zunë 7.3 për qind të totalit të eksporteve, ose në vlerën prej 57.2 milionë eurosh.                                                     2005                2006                2007    (mil lekë) Tekstile dhe artikuj tekstilë        20.000             22.310             26.357 Veshjet e këmbëve                   18.102             20.110             20.485 Produkte minerale                     3.436               5.809               14.193

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›