E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërblehet “Fshati pa femra”

Filmi dokumentar “Selo bez Zena”, i regjisorit të ri nga Sarajeva, Srdjan Sarenac, ka fituar shpërblimin People's Award Estonia, në festivalin e 25 të filmit dokumentar dhe antropologjik, në Pärno (Estoni). Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 20:20

“Fshati pa Femra” është një film që flet për vëllezërit Jankovic, banorët e fundit të fshatit Zabrdje. Vëllezërit e pamartuar nisen në kërkim të nuseve nga Shqipëria. Vëllezërit Jankovic kanë 70 dele, shtatë qenë dhe një gjel, dhe jetojnë në një fshat në të cilin për 15 vjet me radhë s’ka shkulur këmba e femrës.

Filmi përcjellë tentimet komike të vëllait më të vjetër Zoran (35) për të gjetur një nuse dhe për të shpëtuar kështu fshatin nga zhdukja.

Në Shqipërinë fqinje situata është e kundërt, të gjithë meshkujt shkuan të punojnë në Greqi, kurse gratë mbetën vetëm. Megjithëse të tre vëllezërit luftuan kundër shqiptarëve (në Kosovë), ata tani kanë rastin që t’ia shtrijnë “armikut dorën e pajtimit”.

Filmi deri tani është shfaqur në 20 festivale ndërkombëtare, dhe është shpërblyer në festivalin Documenta Madrid, si filmi më i mirë autorial i vitit 2011, dhe në Pitching Forum të festivalit ZagrebDox 2008, si projekti më i mirë. Filmi do të shfaqet edhe në Sarajevo Film festival dhe në DokuFest, në Prizren.

Skenarist dhe regjisor i filmit është Srdjan Sarenac, ndërsa producentë janë Estelle Robin You dhe Igor A. Nola. Filmi është produksion i Les Films du Balbari dhe i Mainframe Production.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›