E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka fonde, zhduken gjurmët shqiptare në Gjermani

Edhe ajo pak gjurmë albanologjie në Gjermani, duket se po numëron ditët e fundit të ekzistencës së saj. Dega 50-vjecare e albanologjisë në Universitetin e Mynih të Gjermanisë, rrezikon të mbyllet apo të reduktohet, për shkak të një reforme që po bëhet në universitet.

Lidhur me këtë, profesori i njohur Kolec Topalli u shpreh se nëse katedra mbyllet, kjo do të ishte me pasoja të rënda për studimet albanologjike, pasi ajo sipas tij, ka qënë një nga katedrat më aktive.

Albanologu Kolec Topalli, i bën thirje qeverisë shqiptare që të ndihmojë në vazhdimësinë e saj. Katedra e gjyhës shqipe, është themeluar në prill të vitin 1961 nga profesor Martin Camaj.
Në të kryen studime të gjuhës, letërsisë, historisë dhe kulturës shqiptare. Vendimi se çfarë do të bëhet me të, pritet të merret në fund të muajt korrik të këtij viti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›