Ervis Gega ne Bon. Violonistja e skenave europiane

Violinistja shqiptare Ervis Gega Dodi rinis koncertet në Bon. Këtë fundjavë tingujt e violinës së saj të shoqëruar si gjithmonë nga orkestra filarmonike e Bonit do të mbushin skenën në qiell të hapur të Kështjellës Poppelsdorf.
Ka kaluar vetëm pak kohë nga sukesi i saj në Shtutgard në muajin shkurt, me pas në Hamburg, Nuremberg e Hanover gjatë marsit e prillit. Artistja vazhdon të mahnisë publikun gjerman dhe europian me virtuozitetin e interpretimin e saj.
Ajo është kthyer në një nga muzikantet më të njohura të viteve të fundit në skenat gjermane dhe koncertet e saj i shesin biletat me ditë përpara.
Në programin e fundjavave të korrikut Ervis Gega do të sjell kryevepra të muzikës klasike. Dy Rondo të Moxartit dhe Katër Stinët e Vivaldit do të luhen gjatë korrikut për publikun gjithmonë në rritje.
Edhe pse larg Shqipërisë sukesi Ervis Gegës vazhdon pa rreshtur duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave gjermane.
Televizioni i njohur Gjerman ZDF, i kushtoi artistes një emision të tërë pas sukesit të shkurtit, ndërsa shtypi i shkruar vijon të shkruaj për çdo sukes të saj.
Violinistja Ervis Gega emigroi në Gjermani në një moshë fare të re. Ajo i’u kushtua pasionit të saj violonës duke u arsimuar në shkolla të rëndësishme. Sot është është një nga artistet më në zë të skenave jo vetëm në Gjermani.
Aurela Papadhima