Shpërblehet filmi për të zhdukurit e Kosovës

Filmi "Kthimi" i regjisores kosovare, Blerta Zeqiri, i prodhuar nga “Prishtina Film” ka marrë mirënjohje speciale në Britani.
Në edicionin e 27-të të Leeds International Film Festival, ''Kthimi" ka marrë mirënjohje speciale nga juria e festivalit, i cili zyrtarisht mbyllet sonte (e enjte).
"Kthimi" është filmi i parë kosovar, por edhe shqiptar, që merr pjesë në programin zyrtar të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA dhe kthehet me trofe. Filmi shkoi në Sundance si fitues i Festivalit “Nine Eleven”.
Filmi trajton një histori të pasluftës dhe flet për një burrë (Lulzim Bucolli), i cili i kthehet gruas (Adriana Matoshi) dhe djalit të tij, nga një burg i Serbisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur është shpallur i zhdukur. Të vazhdohet aty ku e kanë lënë katër vite më parë mund të mos jetë aq e lehtë sa duket. /Indeksonline/