Etnon, videospot në SHBA

Anëtarët e grupit "Etnon", Genc Prelvukaj e Milot Hasangjekaj, kanë paralajmëruar publikimin e videospotit të tyre të ri, të realizuar jashtë vendit.
"E kemi shfrytëzuar kohën që kemi qenë jashtë Kosovës, për të realizuar xhirimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka bërë të ditur Miloti, duke shtuar se janë ndarë të kënaqur me rezultatet e xhirimeve.
Videoklipi është në fazën e post produksionit dhe së shpejti pritet të dalë në tregun muzikor shqiptar.
Grupi "Etnon" është themeluar në vitin 1997, ndërsa këtë vit është publikuar albumi i ri, i shtati me radhë në karrierën e grupit, i titulluar "7 Chapters". /Indeksonline/