E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në 'derën e kryeministrit': Shteti s'ka lekë për pagat e fundvitit

Ndërkohë që harxhohen miliarda për "festa" dhe "kongrese" që shndërrohen në shou elektoral, arka e shtetit eshte bosh dhe pamundesia financiare e qeverise ka arritur tashme aty ku nen zë ekspertët e kishin paralajmeruar: deri tek rrogat.e administrates.
Punonjesit e administrates nuk kane marre rrogen e muajit dhjetor (15-diteshi i dyte) dhe u eshte thene qe do ta marrin ne 4 janar. Rrezikohet gjithashtu edhe rroga e 13, pra shperblimi i perhershem ligjor i fundvitit, nderkohe qe sajti i Kryeministrise perpiqet te mbuloje kete veshtiresi duke sajuar lajme qe te kujtojne logjiken e informacionit ne kohe te tjera.
Me poshte eshte nje lajm i sapohedhur ne sajtin online te Keshillit te Ministrave. Aty per cudi pranohet edhe qe paska krize ekonomike, ("ndikime nga kriza boterore"(!) - madje nga vete goja e kryeministrit qe deri me tani ka folur per rritje dyshifrore dhe per suksese te medha ne vendin e vetem ne Evrope "te paprekur nga kriza".
Lajmi mund te lexohet ne:
http://www.keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=news&lid=12324

Ja teksti i tij i plote:
"..Kryeministri Berisha priti sot ministrin e Financave z. Ridvan Bode, së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Në këtë takim, Kryeministri Berisha kërkoi që, pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t'u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë.
Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti, por, nga ana tjetër, u mor përsipër të shqyrtohen të gjitha mundësitë për realizimin e porosisë së Kryeministrit..."



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›