Patozi: PD-ja, me 99 mijë anëtarë
Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, njoftoi dje në kuvendin kombëtar se PD-ja ka anëtarësuar në radhët e saj 98 mijë e 670 anëtarë në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së tij para delegatëve të kongresit të 9-të, z. Patozi, i cili kryeson edhe komisionin për procedurat operacionale dhe elektorale, komision përzgjedhës për përzgjedhjen e delegatëve, shpjegoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar. “Këta delegatë përfaqësojnë anëtarësinë e PD-së të shpërndarë në 39 degët e PD-së, njëra më qendër në Athinë”, - saktësoi z. Patozi. Nënkryetari demokrat informoi më tej se zgjedhjet e brendshme janë zhvilluar në përputhje me statutin e partisë.