Zgjedhjet, PS-PD marrin veton
Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore do të zhvillohet mbi bazën e vetos së dy partive të mëdha, PS dhe PD.
BLEDAR HOTI
Dy partitë e mëdha kanë ndryshuar në momentin e fundit draftin përfundimtar për mënyrën e funksionimit të këtij komisioni, duke realizuar që përbërja të jetë vetëm mbi bazën e grupeve parlamentar dhe jo mbi bazën e partive parlamentare. Ndryshimi i draftit ka ndodhur përpara nisjes së seancës parlamentare, ku dy palët, demokratë dhe socialistë, kanë dhënë mendimin përfundimtar mbi përbërjen e funksionimit të Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore. Seanca ka nisur me një orë e gjysmë vonesë, e cila ka shërbyer edhe në zhvillimin e negociatave PS-PD. Kryetarja e Kuvendit nuk e ka shpërndarë për deputetët draftin final mbi përbërjen dhe afatet e komisionit, por është detyruar ta lexojë përpara marrjes së vendimit. Kuvendi e miratoi seancën me 97 vota pro dhe një kundër, duke përcaktuar se afati i këtij komisioni do të jetë një muaj. Ndërsa e vetmja votë kundër vjen nga PD-ja, nga Bujar Leskaj. "Mjafton Fatmir Xhafaj për reformën, s'ka pse të jetë edhe Ilir Rusmali, janë të dy nga e njëjta familje", deklaroi Leskaj për "Panorama" duke shpjeguar se pse votoi kundër.
Përbërja dhe vetoja
Komisioni do të ketë dy bashkëkryetarë dhe do të ketë gjithsej 9 anëtarë, sipas numrit të grupeve parlamentare në Kuvend. Ilir Rusmali nga PD-ja dhe Fatmir Xhafaj nga PS-ja do të jenë dy kryetarët e komisionit. Ndërkohë që në bazë të vendimit të marrë nga deputetët, asnjë vendim i marrë nga komisioni nuk do të jetë i vlefshëm nëse nuk do të ketë bekimin e dy partive të mëdha. "Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur anëtarët që marrin pjesë në to përfaqësojnë shumicën e vendeve të Kuvendit. Vendimet në komision merren kur vota pro përfaqësojnë shumicën e vendeve në Kuvend, kur në çdo rast kanë votuar pro, me unanimitet dy bashkëkryetarët e komisionit", thuhet në pikën gjashtë të vendimit. Mbi bazën e këtij formulimi, i bie që partitë e tjera të pranishme të jenë thjesht garniturë, nuk e gëzojnë më veton si më parë, si dhe nëse realizojnë shumicën me njërën prej partive PS apo PD, nuk ka vlerë nëse demokratët e socialistët nuk bien dakord.
Varianti i parë
Në draftin e parë të shpërndarë përcaktohej se përbërja e komisionit të ishte mbi bazën e numrit të partive parlamentare. Ç'ka do të thoshte të ishin 13 parti parlamentare prezent. Kjo përcaktohej në pikën 3 të projektvendimit. Ndërsa në pikën pesë theksohej se, "vendimet e komisionit merren sipas përfaqësimit të ponderuar, si dhe afati i tij ishte tremujor". Këto dy pika të fundit u ndryshuan dhe që sollën dhe ndryshimin e draftit final për Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhor.
Vendimi për Komisionin e Reformës Zgjedhore
1. Ngrihet komisioni i posaçëm parlamentar për Kodin Zgjedhor.
2. Komisioni ka për detyrë përgatitjen e amendamenteve të nevojshme të kuadrin ligjor për të arritur standardet në zgjedhje.
3. Anëtarësia e komisionit formohet mbi bazën e numrit të grupeve parlamentare. Çdo grup përfaqësohet me një anëtar në komision.
4. Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga PD-ja dhe një nga PS-ja.
5. Secili anëtar përfaqëson dhe vendos në emër të gjithë deputetëve që ka në Kuvend dhe grupi që ai përfaqëson. Votat përfaqësuese të secilit anëtar komisioni përcaktohen në pikën nëntë të këtij komisioni.
6. Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur anëtarët që marrin pjesë në to përfaqësojnë shumicën e vendeve të Kuvendit. Vendimet në komision merren kur vota pro përfaqësojnë shumicën e vendeve në Kuvend, kur në çdo rast kanë votuar pro tyre në unanimitet dy bashkëkryetarët e komisionit.
7. Përbërja e komisionit dhe votat përfaqësuesve janë si vijon, Ilir Rusmali PD, Fatmir Xhafaj PS, Arjan Madhi PR, Engjëll Bejtja PSD, Ndue Shpani PDK, Spartak Braho LSI, Petrit Gjoni PAA, Tritan Shehu PDr, Spiro Peçi PBDNJ, sipas votave bashkëngjitur.