E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërblimet e pagat, qeveria: Nuk ka shtyrje, gati fondi

Kryeministria bëri dje të ditur se qeveria shqiptare ka në dispozicion fondin prej 15 milionë dollarësh, nga i cili do të bëhet i mundur shpërblimi prej 2500 lekësh për pensionistët, si dhe shpërblimin e fundvitit për punonjësit e administratës, shpërblim i cili për rrogat e ulëta të administratës do të jetë 15 mijë lekë dhe për rrogat e tjera do të jetë 10 mijë lekë. Qeveria akuzon kryetarin e PS-së, Edi Rama, dhe bllokmenët e rinj për dezinformim të publikut përmes mediave të kontrolluara prej tij lidhur për çështjen e shpërblimit të fundvitit.

Qeveria shqiptare njoftoi dje se nuk do të ketë shtyrje për marrjen e pagave dhe pensioneve nga 800 mijë punonjës dhe pensionistë. Ajo garantoi sërish se pagesat për pagat e pensionet do të shpërndahen sipas ligjit dhe nuk do të ketë asnjë shtyrje pagese. Përmes një njoftimi për shtyp, Kryeministria bëri të ditur se qeveria shqiptare ka në dispozicion fondin prej 15 milionë dollarësh, nga i cili do të bëhet i mundur shpërblimi prej 2500 lekësh për pensionistët, si dhe shpërblimin e fundvitit për punonjësit e administratës, shpërblim i cili për rrogat e ulëta të administratës do të jetë 15 mijë lekë dhe për rrogat e tjera do të jetë 10 mijë lekë. Qeveria akuzon kryetarin e PS-së, Edi Rama, dhe bllokmenët e rinj për dezinformim të publikut përmes mediave të kontrolluara prej tij lidhur për çështjen e shpërblimit të fundvitit. “Prej tri ditësh me radhë, Edvin Rama dhe ekipi i pinjollëve të bllokut, përmes mediave, të cilat i kanë vetë nën kontroll dhe konferencave për shtyp, po vazhdojnë të shpifin e mashtrojnë se qeveria shqiptare nuk po jep rrogat për administratën dhe pensionet për pensionistët e vendit”, - thuhet në njoftimin për shtyp të qeverisë. Sipas saj, kjo është një tjetër gënjeshtër e turpshme që Edvin Rama shpërndan pa iu skuqur aspak faqja, përpara 800 mijë punonjësve dhe pensionistëve të vendit, të cilët kanë marrë pa përjashtim, çdonjëri prej tyre, rrogën dhe pensionin e plotë ashtu siç u takon, si dhe po marrin, si ndër të paktit në Evropë, shpërblimin e fundvitit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›