E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjimet, kërkohet shtyrja e afatit

• Nënkryetari i komisionit hetimor për Përgjimet e Paligjshme, socialisti Stefan Çipa, me anë të një deklarate për median kërkoi që Kuvendi të shtyjë deri në tre muaj afatin e komisionit ku ai bën pjesë.Çipa shprehu ankesa ndaj administratës së Kuvendit për vonesa që kanë ndikuar negativisht në punën e saj. “Ndërsa komisioni po punon me seriozitet, një gjë e tillë nuk është vërejtur në veprimtarinë e administratës së Kuvendit, ku shkresat zyrtare janë mbajtur pa justifikim ligjor për ditë të tëra dhe janë nisur me një vonesë të konsiderueshme, duke e paralizuar plotësisht aktivitetin e tij”, tha nënkryetari Çipa. Në këtë situatë komisioni rrezikon të dështojë realizimin e objektit të punës së tij, prandaj i kërkoj Kuvendit që ta shtyjë edhe për tre muaj afatin e punës hetimore, meqë mandati ligjor, i përcaktuar në vendimin e Parlamentit, përfundon më 11 janar 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›