Shperdorim me fondet e institucionit Spahiu refuzon gjoben
Ish-nënkryetari i KLD-së kreshnik Spahiu nuk pranon të paguajë shumën e parave që i detyrohet KLD-së dhe i drejtohet Gjykatës së Tiranës. Spahiu i detyrohet Këshillit Të Lartë të Drejtësisë 4335 euro si shkak i shpenzimeve dhe dietave të bëra nga buxheti i institucionit. Behët fjalë për urdhrin që KLD ka nxjerrë në maj të këtij viti në ngarkim të ish-nënkryetarit të KLD, kohë kur Spahiu u largua nga ky post. Spahiu i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të shfuqizuar këtë urdhër të KLD-së me arsyetimin se ky urdhër është dhënë pa e vënë në dijeni. Burime konfidenciale të “abc neës” nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëjnë me dije së behët fjalë për shpenzimet dhe dietat që Kreshnik Spahiu ka bërë gjatë udhëtimeve që ai ka realizuar manifestimet e Aleancës Kuq e Zi. Konkretisht pohojnë burimet se Spahiu ka shpenzuar nga buxheti I institucionit 486 euro për udhëtimin në Kosovë nga data 1-4 mars të vitit 2011, ka shpenzuar 2709 euro për udhëtimin e tij në Francë nga data 26-31 mars të vitit 2011, dhe ka shpenzuar 1140 euro për udhëtimin e tij në Amerikë nga data 20-24 prill të po këtij viti. Të tre udhëtimet që Spahiu ka realizuar koncidojnë më manifestimet e Aleancës Kuq e Zi që ai ka zhvilluar në këto vende, manifestime të cilat janë bërë publike edhe nga vetë Spahiu mediatikisht. Në gjykatën e Tiranës, gjyqtari Shkëlqim Mustafaj ka zhvilluar seancën përgatitore për procesin gjyqësor.