E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetaret vleresojne keq bashkine ne drejtimin e Rames

Mungesa e transparencës, përqendrimi i kompetencave dhe vendosja e qytetarëve në vend të dytë, janë kryesisht vlerësimet e komunitetit për qeverisjen e Bashkisë së Tiranës gjatë periudhës prill 2010 dhe maj 2011, kohë kur kryeqyteti drejtohej nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, aktualisht kryetari i Partisë Socialiste.  Opinionet dhe gjykimet e qytetarëve për punën e administratës së tij janë subjekt i studimit “Vlerësimi i komunitetit për qeverisjen e Tiranës", punuar nga organizata të shoqërisë civile, partnerë të UNWomen dhe UNDP që punojnë për arritjen e barazisë gjinore në Shqipëri. Ky studim që nuk është shtrirë vetëm brenda vijës së verdhë të Tiranës, bazohet në realizimin e rreth 40 takimeve, ku morën pjesë mbi 800 votues dhe votuese, të cilëve iu kërkua të vlerësonin nga 1 (nota më ulët) deri në 5 (nota më e lartë) shërbimet e ofruara nga qeverisja vendore. 
Vlerësimet e qytetarëve me notë kanë nxjerrë në pah nivelin e ulët të transparencës së pushtetit vendor ndaj zgjedhësve dhe shoqërisë civile “duke krijuar një pikënisje për të nxitur llogaridhënien e të zgjedhurve ndaj votuesve të tyre dhe për të nisur monitorimin e qeverisjes vendore pas zgjedhjeve”, analizon studimi.
Notat e banorëve të kryeqytetit për çështje si pjesëmarrja në vendimmarrje, politikat kundër dhunës, ato ekonomike dhe shërbimet sociale variojnë kryesisht nga nota “shumë keq’ në “keq”. 
Nga gjykimet e tyre rezulton se mungesa e këshillimeve me qytetarët nga ana e bashkisë së mëparshme dobësoi natyrën demokratike të qeverisjes së kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›