E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD, Culi: Qeveria po izolon vendin si në vitin 1997

PSD është shprehur sot se qeveria ka dështuar në premtimin e saj elektoral për marrjen e statusit të vendit kandidat. Sipas Diana Culit, qeveria vazhdon të mashtrojë me deklarata absurde ndërkohë që po e izolon vendin njëlloj si në vitin 1997. 

TIRANE- Partia Socialdemokrate është shprehur sot se qeveria ka dështuar në premtimin e saj elektoral për marrjen e statusit të vendit kandidat. Përmes një deklarate për shtyp, Diana Culi deklaroi se Bashkimi Evropian dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë i kanë bërë të qartë qeverise se e ka kthyer në shans të humbur të drejtën për të aplikuar për statusin e kandidatit.
“Ashtu sic ka paralajmëruar PSD, qeveria dështoi në detyrimin numër një për marrjen e statusit të vendit kandidat”- ka thënë Culi përpara gazetarëve.
Ndër të tjera Partia Social Demokrate, thekson se qeveria vazhdon të mashtrojë me deklarata absurde ndërkohë që po e izolon vendin njëlloj si në vitin 1997. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›