Para-tetraplegjikët në grevë: Qeveria na mashtroi
Nga Besian Ajazi
Pas dështimit të rrugëve paqësore, 20 para dhe tetraplegjikë kanë marrë hapin e fundit në kërkim të plotësimit të kërkesave, ngujimit pa afat në greve. Ata thonë se premtimet boshe të qeverisë dhe nevojat emergjente i detyruan të hyjnë në grevë.
TIRANE- Para dhe tetraplegjikë nga i gjithë vendi prej dy ditësh janë të ngujuar në grevë urie në ambjentet e shoqatës së tyre. Pas dështimit nëpërmjet rrugëve paqësore, 20 përfaqësues nga të gjitha degët e shoqatës nëpër rrethe kanë marrë hapin e fundit në kërkim të plotësimit të kërksave të tyre, ngujimit pa afat në grevë urie. Grevistët para dhe tetraplegjikë kërkojnë realizimin e katër kërkesave emergjente, premtime të bëra nga vetë përfaqësuesit e qeverisë në takime me ta.
Ndonëse kanë kaluar dy ditë nga fillimi i grevës së urisë, 20 grevistët janë mëse të vendosur për shkuarjen deri në fund të kësaj nisme deri në vetëflijim.
Grevistët thonë se drejtues të ministrisë së Punës i kanë vizituar ata gjatë këtyre ditëve, por ende nuk po shohin hapa konkrete në realizimin e kërkesave. Një ekip i specializuar mjekësh po mban nën kontroll gjendjen e tyre shëndetësore. (a.r/news24/balkanweb)