Shpërndahen 26 certifikata legalizimesh
Janë shpërndarë dje në Elbasan 26 certifikata legalizimesh nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Legalizimeve. Drejtori, Ditor Musai, deklaron se aktualisht lejet e legalizimit janë dhënë për zonat kadastrale 8527, 8526, 8521, 8522, 8523, ndërsa kanë marrë lejet e legalizimeve edhe shumë qytetarë nga Gramshi dhe Peqini.
Ai shton faktin se janë shpërndarë deri tani 160 leje legalizimi, prej të cilave 40 janë pajisur edhe me tapitë, ndërsa sot aplikojnë 43 qytetarë të tjerë pranë ZRPP për t‘u pajisur me tapinë e objektit të legalizuar dhe certifikuar. Ndërkohë, zyra e rajonale e ALUIZNI-t është duke punuar për të kompensuar në sinkron edhe ish-pronarët, ku deri më tani, me vendim të KM janë bërë 3500 kalime. Vetëm në qytetin e Elbasanit janë 8750 qytetarë, të cilët kanë aplikuar në Agjencinë Rajonale të Legalizimeve për t‘u bërë pronarë legjitimë të objektit të tyre.