E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme në qafë, Shumaher nuk kthehet

Mikael Shumaher ka komunikuar në mënyrë të papritur se nuk do të kthehet në pistat e Formula 1. "U mundova, bëra gjithçka që të kthehesha, por nuk jam në gjendje ta zëvendësoj Masën". Zëvendësuesi i brazilianit të Ferrarit do të jetë Luka Badoer. Vendimi i shtatë herë kampionit të botës ka ardhur prej problemeve në qafë, pas aksidentit që gjermani bëri në garat me motorë. Në faqen e tij zyrtare, Shumi shkruante: "Informova edhe presidentin Montexemolo dhe skuadrën për këtë vendim. Nuk arritëm të zgjidhnim problemin tim në qafë dhe në këtë gjendje nuk mund ta përballoj sforcimin që të krijon ngarja e një makine në F.1. Më vjen tmerrësisht keq!".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›