Qeveria heq dorë nga lufta kundër evazionit
Ministria e Financave nuk ka programuar rritje të të ardhurave buxhetore për tre vitet e ardhshme, pavarësisht se pranon se Shqipëria mbetet një vend me nivel të lartë të evazionit fiskal. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e Programit Buxhetor Afatmesëm, një instrument ligjor i publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare. Qeveria ka programuar të arkëtojë të ardhura nga tatimet dhe taksat sa 26.3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2010, ndërsa për dy vitet vijuese, të ardhurat do të rriten me vetëm 0.2 për qind të PBB-së. Asnjë rritje e konsiderueshme e të ardhurave nga lufta kundër evazionit fiskal nuk është parashikuar.
Gjithkush e ka pranuar tashmë se në Shqipëri, një pjesë e konsiderueshme e aktivitetit ekonomik kryhet jashtë sistemit fiskal. Studime të ndryshme kanë treguar se deri në 30 për qind e aktivitetit ekonomik kryhet pa paguar taksa. Vetë zyrtarët e qeverisë e kanë pranuar tashmë këtë fakt dhe kanë premtuar luftë të vazhdueshme. Kryeministri Sali Berisha deklaroi disa herë gjatë fushatës elektorale, se ka arritur të arkëtojë 4 miliardë dollarë më shumë taksa përmes luftës kundër evazionit dhe informalitetit. Duke marrë parasysh nivelin aktual të taksave në Shqipëri, qeveria duhet të arkëtojë jo më pak se 32 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, gjë që do të thotë se për çdo vit, buxhetit i mungojnë rreth 300-400 milionë euro si pasojë e taksave të papaguara.
Por pavarësisht nga sa thuhet, plani buxhetor afatmesëm, i cili përfshin programin e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitet 2010-2012, parashikon stanjacion në nivelin e të ardhurave. Programi pasqyron një dorëzim faktik të qeverisë përballë evazionit fiskal. Ekspertët e shpjegojnë me pragmatizëm këtë fenomen. Sipas tyre, evazioni fiskal është një fenomen që në vendet e pazhvilluara, ekziston për shkak të mbrojtjeve politike ndaj evazorëve. Rreth 8400 zyrtarë të lartë publikë në Shqipëri deklarojnë pasurinë e tyre çdo vit, por asnjë nga deklaratat e tyre nuk ballafaqohet me situacionin fiskal të këtyre zyrtarëve si tatimpagues.