Shpërndarja e dozave në varësi të llojit të sëmundjes
02/06/2009 Lista e këtij viti përmban rreth 405 lloje të ndryshme barnash, të grupuara sipas llojit të sëmundjes
Farmacitë iniciojnë ndarjen e barnave të reja të rimbusrimit për 2009-n. Duke filluar nga dita e djeshme, të gjitha kategoritë që janë pjesë e skemës së sigurimit do të mund të tërheqin sipas recetave të lëshuara nga mjekët e tyre dozat e reja të barnave të përcaktuara për këtë vit. Burimet zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore kanë bërë të ditur se kjo listë tashmë ka hyrë në fuqi së bashku me të gjitha ndryshimet e miratuara për sasitë e barnave dhe vlerën e rimbursimit për secilën shtresë përfituese. Kështu, barnat e listës së rimbusrimit do të jenë falas për të gjithë fëmijët e moshës nga 0-12 muajsh, për invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët. Gjithashtu barnat do të ofrohen falas edhe për veteranët me sëmundje kronike dhe Invalidët e luftës, për të sëmurët me tumore, transplante të veshkës, skleroze multiple, talasemia major, sëmundje për të cilat barnat janë tepër të shtrenjta. Përveç kategorive të përmendura më lart përfitues të barnave të rimbusimit do të jenë dhe kategori të tjera pacientësh, por masa e përfitimit do të jetë sa gjysma e çmimit real të barnave. Për këto raste do të ofrohet rimbursim i pjesshëm për të gjitha kategoritë e tjera të popullsisë në përqindje të ndryshme, por jo më pak se 50 për qind kundrejt recetës së lëshuar nga mjeku. Lista për këtë vit është pasuruar me 31 barna të reja (74 alternativa tregtare barnash), të cilat jo vetëm rritin numrin e barnave që rimbursohen nga ISKSH-ja, por mbi të gjitha përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për popullatën. Lista e 2009-s përmban 405 barna, që janë 233 principe aktive apo 944 alternativa tregtare. Shpërndarja e tyre do të bëhet sipas dozave të përcaktuara në varësi të ecurisë së sëmundjes, ndërsa përfituesit edhe këtë vit sipas kategorisë në të cilën bëjnë pjesë do të trajtohen me rimbursim në masën 50 deri 100 për qind të çmimit real të barit me të cilin do të trajtohen. Sipas drejtoreshës së ISKSH-së Elvana Hana, kjo listë do të ketë barna mjaft të shtrenjta, por mbi të gjitha do të trajtohen qindra pacientë me sëmundje të rënda, barnat për trajtimin e të cilave futen për herë të parë në listën e rimbursimit, sikurse janë leucemia, infeksionet posttransplant. “Ne sot arrijmë të mbulojmë 95 për qind të sëmundshmërisë kronike me listën e rimbursimit, dhe kjo është një arritje mjaft e madhe”, - tha Hana. Por kjo listë ka edhe kombinime të reja mjekimesh, të cilat përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për moshën e tretë për sëmundje si astma bronkiale, epilepsia etj. Përpos barnave që mbulojnë diagnoza të reja dhe kombinimeve të reja të mjekimit, në këtë listë janë shtuar formë-doza të reja të barnave që janë në listë, të cilat kanë përdorim më të përshtatshëm për fëmijët, të sëmurët kronikë etj., duke sjellë një përmirësim të cilësisë së shërbimit.
Lista e plote ne gazeten e shkruar