LSI partive të majta: Mos luftoni njëra-tjetrën
01/06/2009 Në daljen e tij të parë pas çeljes zyrtare e fushatës, sekretari politik i LSI-së për qarkun e Elbasanit u ka bërë thirrje partive të majta të mos luftojnë njëra-tjetrën dhe të mos synojnë dëmtimin e partive që kanë të njëjtin qëllim: largimin e Sali Berishës nga pushteti. “Ne kemi një qëllim: e majta të ketë si synim të marrë vota djathtas dhe partitë të ndihmojnë njëra-tjetrën. Qëllimi ynë final është largimi i Sali Gërdecit nga qeverisja, sepse u ka shkaktuar mjaft dëme shqiptarëve. Ne kemi elektoratin tonë dhe nuk synojmë të marrim vota nga e majta. Jemi të vetëdijshëm se vetëm duke pasur këtë objektiv partitë nuk do t’i bëjnë keq, por do t’i bëjnë mirë njëra-tjetrës”, - u shpreh Kllogjeri. Duke u ndalur te premtimet e qeverisë “Berisha” në sektorin e mjekësisë, kandidati për deputet për LSI-në në këtë qark deklaroi se “të gjitha premtimet mbeten gënjeshtra. Edhe nëse do të fillojnë punimet, do të fillojnë vetëm për zgjedhje”.