Serveri në Kryeministri, hetim edhe 5 gardistëve për fshirjen
20/03/2012 Prokuroria heton punonjësit e analizës në Gardë
Edhe 5 gardistë të tjerë i shtohen listës hetimore të Prokurorisë së Tiranës, me akuzën e fshirjes së serverit qëndror të Kryeministrisë që kishte filmuar ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Lajmi konfirmohet nga burime jozyrtare të Prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se paralel me inxhinierin e rrjetit kompjuterik në Kryeministri, Armando Kasajt, janë marrë nën hetim për fshirjen e pamjeve të 21 janarit nga serveri qendror edhe 5 persona te tjerë, punonjës të Gardës së Republikës, në sektorin e analizës. Duke iu referuar të njëjtave burime mësohet se nën hetim ndodhen Bledar Lika, Ervina Osmani, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj dhe Arben Shkodra. Në ditët në vijim ata do të merren në pyetje pranë ambienteve të Prokurorisë së Tiranës në cilësinë e personit nën hetim. Në krye të herës Prokuroria e Tiranës kishte akuzuar për fshirje të pamjeve vetë inxhinierin Armando Kasaj, por ai kishte deklaruar se nuk ishte i vetmi që kishte ndërhyrë në server, pasi akses në rrjetin kompjuterik kanë pasur edhe disa persona të tjerë. Më 10 shkurt, kur gjykata e Tiranës e la Kasajn në “arrest shtëpie”, avokati i tij Ilir Murati i tha gjykatës, se Kasaj ka deklaruar në Prokurori pozicionin e tij në këtë çështje dhe konkretisht klienti i tij ka bërë kopjimin e pamjeve filmike dhe ja ka dhënë në dorë DVD-në punonjësve të Gardës, duke i dhënë Prokurorisë edhe emrat. Vetë Kasaj tha se, “Nuk kam bërë asnjë fshirje, thjesht bëra kopjim e asgjë tjetër. Kopjen ia dorëzova Gardës e Prokurorisë”. Ndërkaq, dëshmitë e Kasajt janë detajuar dhe më vonë ai kishte rrëfyer se 5 punonjësit e Gardës kanë qëndruar mbrëmjen e 21 janarit duke u gdhirë 22 janari në ambientet e Kryeministrisë. Para pak ditësh, kur rivlerësohej masa e sigurisë në Gjykatën e Apelit, avokati Murati, tha se klienti i tij ka bërë vetëm kopjimin e filmimeve me kërkesë të gardistes Ervina Osmani dhe më pas në orën 23:00 të datës 21 janar, është larguar për në banesën e tij. Pas ikjes së Kasajt, drejtori Arben Shkodra ua ka lënë në administrim zyrën ku ndodhej serveri shtetasve Ervina Osmani dhe Ervin Lelaj. Këta të fundit e kanë marrë në dorëzim atë nga ora 23:00 deri në mëngjes.Nga vrasjet te të akuzuarit
Hetimet e Prokurorisë e gjyqet për demonstratën e 21 janarit
Demonstrata e dhunshme u organizua nga Partia Socialiste, më 21 janar 2011. Dhjetëra makina u dogjën dhe Garda e policia u sulmuan me gurë e mototov, por edhe një “benz” u përplas me traun e Kryeministrisë. Rreth orës 16.00, u vranë njëri pas tjetrit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj. Me dhjetëra persona dhe disa policë e gardistë mbetën të plagosur. Të paktën 150 persona u arrestuan si sulmues të policisë. Disa u dënuan edhe me 3 muaj burg. Kaloi rreth një vit dhe Prokuroria, pas ekspertizës së FBI-së, ardhur nga SHBA-të, akuzoi drejtpërdrejt ish-kryekomandantin e Gardës Ndrea Prendi se nga pistoleta e tij ishin qitur 11 plumba, një prej të cilëve kishte vrarë Faik Myrtajn. Ndërkaq, në burg ndodhej gardisti Agim Llupo, i akuzuar se ka vrarë Ziver Veizin. Pas disa seancave gjyqësore, Prendi ndodhet në “arrest shtëpie”. U akuzua edhe shoferi i tij Margarit Kume se kishte ndërruar tytën e pistoletës. Armando Kasaj u akuzua se fshiu të dhënat e serverit të Kryeministrisë. Hetimi ende vazhdon nga Prokuroria e Tiranës, ku të paktën edhe mbi 11 gardistë të tjerë, përfshirë edhe 5 të fundit, rëndon nga një akuzë. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga Parlamenti heqjen e imunitetit për 3 deputetët socialistë Tom Doshi, Taulant Balla e Besnik Bare.
Gardistët
Në hetim do merren punonjësit e analizës në Gardën e Republikës, drejtori Arben Shkodra e punonjësit Bledar Lika, Ervina Osmani, Aurora Allkanjari dhe Ervin Lelaj, që akuzohen si të implikuar bashkë me Armando Kasajn në fshirjen e serverit qëndror të Kryeminstrisë më 21 janar.
Provat
Provat që i implikojnë këta gardistë janë deklarata e Armando Kasaj se “Nuk kam bërë asnjë fshirje, por kopjim që ia dorëzova Gardës e Prokurorisë” dhe ajo e avokatit Ilir Murati se “punonjësit e Gardës të pyetur kanë deklaruar hapur se ruajtja e kësaj zyre i përkiste Gardës”.
Serveri
Prokuroria e Tiranës e ka synuar që në fillim serverin e Kryeministrisë, pra njësinë qëndrore që filmon të gjitha lëvizjet e brendshme dhe të jashtme rreth atij ambienti. Deklarata të kundërta janë bërë rreth serverit dhe disa persona janë pyetur, mes tyre edhe Gjergj Lezhja.