E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthejnë kapsollat, plagoset 13-vjeçari

Librazhd- Kurioziteti për të shpërthyer kapsolla për pak i ka marrë jetën një fëmije në një fshat të Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lunik të nënprefekturës Librazhd.

Sipas burimeve të policisë, A.Sh, 13-vjeç me banim në këtë fshat ka qenë duke kullotur bagëtitë, kur në vendin e quajtur “Shkalla e Lunikut”, pranë një shkurreje ka gjetur dy kapsolla, të cilat më pas ka menduar t’i shpërthejë në zjarr.

Por, sapo ato kanë rënë në kontakt me nxehtësinë kanë shpërthyer menjehërë. Për pasojë, fëmija ka pësuar dëmtime në dorën e djathtë dhe në syrin e majtë. “Fëmija i plagosur është dërguar në spitalin e Librazhdit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”- thanë burimet zyrtare të policisë.

Armët dhe municioni luftarak i vitit 1997 vazhdon të vrasë dhe gjymtojë ende fëmijë në prefekturën e Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›