Trebicka, Ina Rama në vendin e ngjarjes
Korçë- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama mbërriti në Korçë. Ajo sapo zbriti nga helikopteri, në stadiumin e futbollit "Skënderbej", u prit dhe pati një bisedë të shkurtër me një grup ekspertësh nga Ambasada Amerikane në Tiranë, të cilët kanë mbërritur në qytetin e Korçës.
Kryeprokurorja Rama, e cila shoqërohet nga prokurorët Zamir Shtylla dhe Sokol Stojani, të cilët janë dhe prokurorë të çështjes së Gërdecit, shkoi më pas në Prokurorinë e Korçës, ku po zhvillon një takim.
Grupi i ekspertëve nga Ambasada Amerikane në Tiranë ishin sot edhe në vendin e quajtur Kullat e Gjergjevicës, në rrethin e Korçës, ku një ditë më parë u gjet i pajetë biznesmeni Kosta Trebicka.
Pritet që ajo pas një takimi me dyer të mbyllura flitet që ajo do të shkojë në vendin e ngjarjes. asnjë deklaratë nuk është bërë për mediat.