Shpërthem Salihi, 3 gola për Riedin
Ajo e djeshmja ka qenë pasditja e Hamdi Salihit. Bomberi shkodran që nuk po arrin të gjejë hapësira në kampionat, ka shpërthyer në Kupën e Austrisë, ku me tre golat e tij ka udhëhequr Rapidin në suksesin 4-1 në fushën e ASK Bad Voslaut. Shkodrani ka shënuar një gol të shpejtë, në minutën e 9-të, për të dyfishuar pas vetëm 120 sekondash, teksa ka realizuar saktë nga pika e bardhë e pealltisë. Në minutën e 30-të futet në skenë Atdhe Nuhiu, shqiptari me pasaportë austriake, që fikson rezultatin në 3-0 gjatë 45 minutave të para. Në pjesën e dytë, vendësit do të shënojnë golin e nderit me anë të Vëhrer në të 61-ën dhe 11 minuta më pas është sërish Hamdi Salihi që plotëson pokerin për skuadrën e tij dhe tregolëshin personal.